Udhëtim-Rubjana Nika


Silueta pemësh,shkurresh,

si rrjeta merimangash që natën thurin,

si fije argjendi,nga drita e hënës,

degët shpirtin tim përkulin.

Makina çan errësirën,

gjithçka rrëshqet,sikur vrapon,

zhduken në humbëtirën e natës,

futen në shpirtin tim si hon.

Të udhëtoj shumë ma kënda,

porse nata më frikëson,

syri i etur veç për dritë,

ditën pamjet i shijon.

Vetëm në një ditë të bukur,

me diell e qiellin që kaltëron,

mrekullitë e vendit tim,

syri im i dëshiron.