Ura mbi Ibër…Azem Baliaj


Azem Baliaj

Vlonjatja trime, e qeshur

Dhe moderne si do koha,

Nuserisht qenka veshur,

Per nje trim nga Kosova!

Kenget labe e percollen,

I bekuan dashurine…

“Si Vloren duam Kosoven,

Do bashkojme Shqiperine!”

Prin karvanin nje flamur,

Kuq e zi drejt Boletinit…

Ndalet dasma mbi nje ure,

Dallgezojne valet e Ibrit!

Mitrovica prere ne bese,

Nga politikat me huqe…

Kendon me lot e shprese:

“Mir se erdhe o moj nuse!”

Vrulloi vallja me flamur,

Mitrovice sa fat qe pate..

Me djepa te shemb o ure,

Foli rrepte, zana vlonjate!

14.03.2017.(AJB)@