Vajza e mashtruar…Sotir Kosta


Zgjodha një djalë të bukur

kishte dhe makinë Toyota,

kur filluam me t`u puthur

mu duk se ish e imja bota.

Mbushur duart me zinxhirë

qafa veshur me stoli,

gishtrinjtë plot me mëhyrë,

shkëlqenin safi flori.

Më jepte darka e dreka

shëtisnim dhe buzë detit,

thoshja – lumturinë e gjeta,

M`u duk vetja bijë e mbretit..

Ajo dashuri e shkretë

na fali një kolopuçe,

po çe do që djali i bukur

na u largua hajduçe.

Po tani si t`ia bëj,

me një fëmijë të vogël ?

djemtë i mashtrojnë vajzat,

po jeta nuk është lodër..

O ju vajza moshatare,

të mos pendohi një ditë,

Mos u gënjeni nga makinat,

as nga zinxhirët e florinjtë..