Vallja e shqipeve,
vallja shqiptare,
hijeshi ndër fusha,
Vallja shqiptare,
me shami ndër duar,
me pushkë në krah
dhe duke luftuar.
Vallja shqiptare,
sa bukur,sa hije,
me dell burrëror,
me nur vajzërie.
Vallja shqiptare,
më e bukura ndër valle,
edhe nëpër dasma,
e luftën ndër male.
Valle veshur me tirqe,
valle fustanellash,
valle pellazgjishte,
në majë kështjellash.
Valle ilirishte,
mbretër e mbretëresha,
valle arbërore,
me vajza burrëresha.
Valle ballëndritur,
valle fluturake,
valle burrërishte,
valle shkëndijë flake.
Valle krenarie,
s’tu zbeh bukuria,
kohërat s’të ndryshuan,
je vetë thjeshtësia.