Vendi imë kartolinë-Godo Mehmetaj


VENDI IMË KARTOLINË

Dielli që del mbi dhëmbel

poshtë vjosa kaltëroshe

bukuri si kartolinë

ma morën mënjen më joshën.

Këtej nga vëndet e mia

më ka mbetur fëmijria

i shikoj e s,më lë loti

kaq të dhimsura si dija.

Flas me malet si kurorë

dëgjoj zogjtë që cicerijnë

ata kanë folet gëzojnë

po’ un ku e kam shtëpin.

Nëpër mëndë imagjinija

me ata trarët e vjetër

sotë u bëra poezi

ti kem kujtime për jetën.

Ju o zogjtë që fluturoni

në shkofshi në fshatin tim

pakëz dhe merrni me vete

ma sillni në emigrim.