Vendlindja ime…Selman Hysi


Vendlindja ime…..

(Kthim ne kohe)

Ne jugelindje te fshatit tim Izvor…

Shkelqente nje ndertese e bukur lart mbi nje koder…

E ndertuar nga muratoret e fshatit Opar…

Ishte viti 1920 kur u vune gure ne themlet e saj…

****

Familjarisht banonin dy vellezer te moshuar…

Me i madhi quhej Mustafa me kater djem te martuar…

Tjetri,Selmani nuk kishte asnje femije nga martesa…

Ata vendosen te dajne pasurine toke/ are e banesa…

****

Dy djem,Mustafai ja dha vellait Selmanit per biresim…

Njeri Hekurani,tjetri ishte babai im…

Pas 70 vitesh une kam mesuar te verteten…

Se babai im i biresuar nga xhaxhai i tij bashke me nje vella tjeter…

****

Viti 1949,nje grua e bukur rreth 41 vjeç e veshur e gjitha ne te zeza…

Kishte lindur 5 femije nga martesa…

I shoqi i saj (babai,),2 muaj qe ishte ndare nga jeta…

Ne ato momente,Nena priste te lindete nje femije…

Femijet e tjere te mitur,tek nena mbledhur,te peste jetim…

****

Me i madhi nuk ishte me shume se 13 vjeç …

Dhe tani prisnin nje moter a vella,te vinte ne jete…

Te gjithe ishin te trishtuar,shtepia pa baba….

Mengjez, mbi ate koder mbuluar me peme, dielli shkelqimin dha…

****

Nje femije lindi,gezimi pushtoje shtepine…

Djal,djal,berti gjyshja shume e moshuar,te gjithe ne delire…

Por ketij djali do t’ja veme emrin “Selman…”

Gjyshja perjetesonte ne shpirt emrin e burrit te saj…

****

Nena me mbante prane,kudo qe shkonte… Por per baban ishja teper kurioz…

Nje dite doren e saj me doren time forte ja shtergova…

E pyeta,kush eshte babai im,se une akoma se e njoha….?!

****

Hajde bir, ti je i vogel,nuk di gje akoma per baba…

Dy muaj para se te lindje ti,nga jeta Ytat u nda….

Kohe te veshtira ne jete po me “trokisnin…”

Ne moshen 12 vjeç ngela jetim dhe Nena “me iku…”

****

Koha ecte ngalale,mes s’kamjes,urise e vetemise…

Ne kodren tek “Çuka e Plakut…”, ulesha..lote,lote,qaja çdo dite…

Tej ne horizonte, shikoja Malin e Trebeshines,i “kerkoja ndihme…”

Mendoja shume per Nenen,a thua do te kthehej Ajo nje dite…?!

****

Por jetimi, nuk eshte pa fat…

Doren e ngrohte ma zgjati ime kunat…

Ajo u be “Nena e dyte” perjete…

Ajo eshte idhulli im,Bejazia,sote mosha 83 vjeç…

****

Ja ne horizote “lindi” shpresa…

Arrita moshen e pjekurise,u bera “zot” i vetes…

Por gjitheshka qe u arrit,u be me pune e ndjerse…

Sote ne kete moshe krenohem me femijet,

familja mbeten busulla ne jete…

****