Vendlindja ime
Malli më bren për vendin ku kam lindur e jam rritur e një ditë prej ditësh mora rrugën dhe atje u mallëngjeva.
Vizita në vendëlindje më mbushi me emocione pash natyrën e bukur , ajrin e pastër plot freski
Aroma e vëndëlindjes , aroma e nënës time e ndjeva sa hyra në qytetin tim Librazhd.
Mikëpritja e drejtoreshës në shtëpinë e kulturë të rrethit tim më rilindi , më ngjalli dashurinë e nënës time të motrës e të vëllait sikur isha e vogël midis motrave e vëllezërve të mi.
Lumturinë më të madhe e ndjeva kur unë dhurova libra dhe zonja Bardha më dhuroi pikturën e saj në shenjë mirënjohje e miqësore.
Kjo ditë do mbetet në jetën time një suprizë e bukur jo për librat e dhuruara por unë njoha Artisten e madhe me një
shpirt engjëllor që ma zbukuroj udhëtimin tim për në vendëlindje.
Kjo vizitë do mbetet gjat në kujtesën time se bashkë me mallin e kujtimet e vëndëlindjes time mora dhe mirënjohjen e dashurin e atyre njerëzëve engjëllor .
Respekte o njerëzit e mij ju dua e sdo ju harroj !