Vetja-Valbona Kolaveri


VETJA

Krekoset vetja

Vijëzon pambarim një kah

Gjysmë zemër gjer në infinit

Energji e lënë diku,

Pa marrē në këmbim

Shumatore trup un dhe epsh

Përbri saj vektor paralel

Ndërgjegjja

Mbështjellë me aurën

E të padukshmes

Ëngjëlli mbrojtës

Fëmija brënda nesh

Flet

Kërkon tē nxjerrë

Në kumtet e dyjëzimit

Tek pabindjet brejnē

Orientimesh

Skutave të kithëta

Të shpirtit.

Ku dashurite,e ç’nuk fshihen

Dhe ruhen hera herë

Murosur ,qiejsh

Shtresëzimesh ruan

Sënduk i vjetër zemrën.

Tek e hap me çelësin e vjetër

Të kujtesës

Zhurmëz i kujton trokitjet

E pabëzashme.

Arkapiave

Ku pasqyra kohësh

Thyhen dhomave te saj

Mijëra pjesësh.

Rropamë e zhurmon

Se përtej vetes

Vetëm vetja sheh

E s’gënjen asnjëherë.