Vjeshtë magjike-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

Kur hëna shuhet mbi gjethe mështeknë,

E vetmia bashkë me dhimbjen ulërin.

Era fëshfërin me zë të çjerrë, trokitur portës së Samahanit( nata e tmershme Hollowen)

Zgjuar nga magji fantazmash, me fenerë kungujsh nënë derë.

Zjare shpirtrash, çelin trëndafile të egër.

Natë e zjarrit, për satanain bëhet ferr.

Kodrinat shtruar janë në ar dhe rrugët tutje tëhu, shtruar.

Gjethe të kuqe shkelin sy mbi një stol,

Për dashuri që ikin e vijnë si krua.

Nën hije pishe aromë rrëshirë, përzier me parfumin tënd,

Fllad i çastit freskon mendime, shalli yt ngrohtë gjoksin më mban.

Kur gjethe të bronxëta shkëputen degësh

Se di pse melankoluar, ndihem fajtor, pa qenë në faj.

Nuk mundem të të humb për shumë shkaqe.

Nuk mundem të të harroj vetvetja ime.

Në një stinë të re pres përsëri,

Prag Krishtlindjesh a Vit të ri,

Me kristale borë xhamit trokit,

I vetmi shkak,..shpëtim shpirti.

Brixhilda Dede @=2023

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Të gjitha reagimet:

118Llesh Gjoka, Valbona Kolaveri dhe 116 të tjerë

67

Pëlqej

Komento

Ndaj