Poezi shkruar nga Sami Arifi
Vrap pas kolltukut, vëllain me pre!
Vrap pas kolltukut, vëllain me pre!
O shqiptar mbushuni mend,
ju që jeni në parlament…
Na duhet më shumë se kurrë unitet n’këtē vend,
destabilizues serbo-rus brenda na kanë hyrë…
Pozitë e opozitë n’Kosovë si qentë n’mes vete t’nërsyerë…
Madje sot kur jemi nga ruso-serb n’provokacion,
opozita e ngratë kërkon mocion…
N’vendse prodhojë forcë e unitet,
n’kohë t’rreziku hedh gurë n’popull t’vetë…
Nuk mundohen fare n’vend t’shtrin sovranitet,
sakatosin popullin me dorën e vetë…
N’këtë kohë s’na falë historia,
po mbushim vendin me rreziqe t’këqia…
Fare s’luftohet për atdhe,
vrap pas kolltukut, vëllain me pre!…
Kosova duke u kallur flakë,
t’mjerët garojnë për bajrak…
Mosni kështu o kokë thatë,
t’gjithë do t’vuani s’fundi si t’ngrat…
Shkruan: Sami ARIFI