Yje në errësirë-Begu Davë


Begu Davë

Yje që shohin errësirën,

errësirën…

..që tremb heshtjen e netëve të gjata ,

si lugat.!

Ç’do natë mbi lutjet e dëshpërimit,

me mërmëritje e pa zë

sytë që prekin yjet e pa kënaqura,

dhe sëbashku, ndeshen shikimesh.

Yje që shohin dhimbshëm ,

ku në heshtje mundohen të qeshin ,

shohin…qeshin, e ndër sy flasin ëmbël

si në lojë fëmijësh,

edhe pse dhimbjesh ,

ata qiellit mbahen e mbahen.

Yje që shohin shpresash gënjeshtare,

duke u ledhatuar shikimesh,

mes territ të natës

ku shihen në dritën e njëra tjetrës !

Nata vështron e heshtur

kur yjet buzëqeshin ,

ata fshehin lëndimin,

e nuk shfaqin dobësinë e zemërimin.

Flasin ndër sy e me gjuhë shenjash ,

e mes lutjesh në natë përfshihen sërisht.

Yje që shohin errësirën në ç’do natë

ashtu , ” dor për dore ” guxojnë,

duke formuar një rreth të madh si kurorë zjarri ,

trembin errësirën me dritat që vezullojnë.

Lutjet e dëshpërimit kthehen në bekim,

yjet përqaputhur enden netëve t’gjata,

lodrojnë , ecin e buzëqeshin bashkë,

s’tremben më jo, nga e errëta nata.!