Zija Aliu-jo vetëm ikonë e valles shqiptare !…Nga Isak Ahmeti


Nga Isak Ahmeti

————————–

(Sipas vlerësimit tim  , Zija Aliu nuk ishte vetëm ikonë e valles shqiptare.Ishte më

shumë se kaq.Për këtë në vijim të shkrimit tim- homazh-  për figurën e tij emblemë).

————————————————————-

I.Zija Aliun e kam njohur nga afër që nga vitet e 70-ta kur ai punonte si mësues-edukator në Stubëll.Nga takimi im i parë me të kam kuptuar se ishte njeri entuziast-shumë i mirë ,i veçantë ,talent i rrallë për shumëçka , mbresëlënës në komunikim , në biseda dhe diskutime për shumë çështje që kishin të bënin jo vetëm për atdheun dhe shqiptarinë në përgjithësi por edhe për kulturën ,për artin dhe letërsinë të cilën edhe e kishte studiuar.Kishte një bagazh kulturor solid.

II.Zija Aliu , miku im i shtrenjtë dhe bashkëkomunikues deri në grahmat e fundit të jetës , është shquar jo vetëm si ikonë e valles shqiptare por edhe si mësues-edukator në kohë të vështira , si veprimtar i dëvotshëm i çështjes kombëtare, si humanist , si pjesëmarrës i përkushtuar në pajtimin e shumë gjaqeve , konflikteve dhe ngatrresave të ndryshme në Komunën e Vitisë.Për më tepër ,ai është shquar edhe si sponzorues i shumë veprimtarive kulturore-botuese(edhe i librit tim :KOSOVA ose PËR LIRINË E KOSOVËS,Prishtinë,1996);është dalluar edhe si ndihmues i shumë familjeve skamnore dhe shi për këtë Ai  ka gëzuar dhe gëzon edhe sot e kësaj dite një respekt dhe konsideratë të veçantë.

III.Zija Aliu ishte mbi të gjitha valltar,ishte ikonë e valleve burimore të Karadakut ,artist i njohur jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.Ishte laureat i shumë çmimve dhe shpërblimeve.

Në Festivalin e Folklorit në Prizren(qershor 1997),Zija e luan Vallen e Kaçakëve dhe shpallet valltari më i mirë i Festivalit.

Dihet se ai ka marrë pjesë ,si valltar ,në dhjetëra e dhjetëra festivale në nivel vendi, në dhjetëra e dhjetëra përfaqësime të Kosovës në shtete të ndryshme të Ballkanit dhe Europës.

Është laureat i shumë çmimve dhe shpërblimve të rëndësishme :

-tri herë valltari më i mirë i Kosovës për luajtjen dhe demonstrimin e valleve burimore të Karadakut.

-Në vitin 2005 ,në një festival folklorik  në Francë , në mesin e 16 shteteve pjesëmarrëse ,është ndeuar me kupën”Ganat 2005″.

-Më 2006 në Ankara të Turqisë ka marrë Shpërblimin Special për kontriubut të veçantë dhënë kulturës.

-Më 2008 ,në Shqipëri (“Bajram Curri ‘2008”)ka marrë çmimin e madh”Panajot Kanaqi”si valltari më i mirë.

IV.Takimi im(fizik) i fundit me mikun tim të shtrenjtë,Zija Aliun,ishte në prill të vitit 2018.

Isha në Arbon ,në Zvicër.Dhe në ndërkohë isha informuar se Zija ishte në gjendje të rëndë shëndetësore,kishte telashe me frymëmarrje.Pa humbur koha erdha në Kosovë dhe shkova ta vizitoj në shtëpinë e tij ,mikun tim dhe artistin e njohur ,Zija Aliun.Të familjes me pritën shumë mirë por më thanë se Zija vështirë se pranon vizitor për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.Por kur i treguan se jam unë,ai më pranoi në vizitë,ndonëse ishte shumë i lodhur…Biseduam gjatë miqësisht dhe  u çmallëm !…

Një ditë pas vizitës dhe takimit tonë të fundit ,n’atë fillim të prillit të vitit 2018, Ai më shkroi në mesengjer ,si vijon , citoj:”Prof.Isak, unë të falënderoj me gjithë zemër për vizitën që ma bëre dhe u ndjeva i lumtur dhe krenar nga vizita e juaj(vizitës sime më pas iu bashkua Sabit Alidema dhe Kadrush Neziri-vër.ime).

E dashti fati ,me siguri nga emocioni, sa isha me juve më punoi shëndeti dhe nuk pata pengesa në frymëmarrje…Kjo më bëri me dije se vizita e juaj krijoi tek unë një lloj andrenaline që ndikoi për të mirën e shëndetit tim…Vizita e juaj ma ndreqi ditën ,

Ju përshëndes dhe ju përgëzoj”

V.Ç’është e vërteta, kemi  shkruar dhe bashkëbiseduar vazhdimisht në mesengjer. Bashkëbisedimi  ynë ka vazhduar  edhe gjatë vitit 2019, edhe gjatë vitit 2020 madje deri me 20 shkurt të vitit 2021.

Kemi shkruar dhe bashkëbiseduar miqësisht ,si njërëz të kulturës dhe të artit!

Ai ka mbetur thellë jo vetëm në kujtesën time.

Dritë pastë në jetën e amshuar.