1956-Vdiq piktori abstrakt Jackson Pollock në një aksident automobilistik-Nga Vladimir Bizhga


1956 – Vdiq piktori abstrakt Jackson Pollock në një aksident automobilistik. Në vitet 1960, vetëm një dekadë pasi me të ishin tallur, Jackson Pollock filloi të shihej si një nga figurat më të rëndësishme në botën e artit, dhe një nga novatorët e stileve në pikturë (ai pikturonte me spërkatje a hedhje të bojës në kanavacëmduke krijuar imazhe tepër abstrakte.) Në fakt, Pollock është konsideruar si figura më e rëndësishme në botën e artit në SHBA gjatë shekullit XX. Ashtu si shumë figura të tjera të famshme, Jackson Pollock vuajti në jetën personale, me probleme si alkoolizmi, përçmime – ndërsa vdekja e parakohshme, i dha atij statusin ‘superstar”, duke e bërë artist legjendar. Më 1950, duke shfletuar një revistë periodike, Xhakson Pollok u shtang para një fotografie tepër të pazakontë, ku rivali i tij evropian, piktor i së njëjtës rrymë, kishte dalë gjysmë lakuriq. Kjo sikur e kënaqi me keqdashje, por ajo që e bëri të shfrynte nga zemërimi ishte se fotografia e tregonte rivalin duke pikturuar me një mjet të paparë ndonjëherë: “I mallkuair, i bërë të gjitha zbulimet, nuk la gjë për mua”, citohet të ketë thënë Pollok. Por çfarë fotografie ishte ajo që Pollok pa në revistë më 1949? Kush ishte piktori evropian? E, mbi të gjitha, kush ishte autori i fotografisë? Fotografia e botuar në revistën amerikane Time mbante diçiturën: “Një Centaur i pikturuar me dritë”. Piktori në fotografi ishte Pablo Pikaso, i rrymës së kubizmit dhe ekspresionizmit abstrakt. Sa për autorsinë e fotografisë, ajo ishte nëshkruar thjeshtë: “Photo by Gjon Mili”.