Teoria e zhvillimit ekonomik në bazë të koncentrimit demografik-Nga Nexhat Bexheti


Nexhat Bexheti

Shoqëria njerzore,vazhdimisht përkushtohet që të krijoje kushte më të mira për jetë.

Në kuadër të shoqërisë njerëzore,dallohen persona të cilët,e ngarkojnë veten me punë shkencore,për të gjetur teori,apo moduse që shoqëria njerzore si tërësi të jetoje me standard  jetësor normal.Këtyre hulumtuesve  ne duhet t’u jemi falëmderues, si ndaj shkenctarëve teoriticientëve, si ndaj praktikuesve të  moduseve ekonomike.sepse u kanë ndihmuar ekonomistëve tjerë.që t’u lindin visione,  për të hartuar programe dhe projekte,per ta drejtuar ekonominë e shtetit,deri te aritja e rezultateve optimale,për të realizuar rezultate pozitive finaciare.

Ekonomia nëpër kohë ,kërkon adaptim ndaj sfidave që lajmërohen nga nevoja,për financa.Po ashtu edhe moduse për t’a ndjekur konkurencën  dhe tregun.

Koha sot kërkon njohuri të reja si asnjëherë më parë.

Shtetet të cilat popullatën e kanë të shpërndarë në mënyrë disproporcionale,dhe nuk kanë qytete të dendura me popullsi,këta shtete nuk kanë teori që të zhvillohen.

Për arsye se rethanat ndikojnë që të mos formohen mundësi zhvillimore.

1.Për arsye se këto shtete,nuk i kënaqin nevojat ,dhe kërkesat e popullatës për një standard të mesëm apo të lartë.Sepse buxheti do të shpenzohet për mirmbajtjen,për ndërtimin e infrastrukturave urbanistike, për t’u kënaqur nevojat primare të popullsisë. Nga buxheti nuk ngelin mjete financiare për investime kapitale,për të ofruar kushte që kompanitë vendore, të hapin reparte të reja pune,gjegjsisht agregate  të reja për të prodhuar mjete financiare.

Karakteristike të këta shtete janë: agresive politikat fiskale ,tatimet e larta dhe represion fiskal.

Këto shtete,shpenzojnë mjete finaciare të tepërta për rrugë,për ndriçim publik,për linja të ujsjellsëve, ambulanta periferike,dhe personel në ambulanca periferike,organizimin e mësimit nëpër shkolla me pak nxënës.

2.Te këto shtete, ku popullata jeton në vendbanime të vogla,ralativisht larg qendrave, nuk zbulohen se ekzistojnë personat me aftësi superiore inovotive apo shkencore,sepse nuk ka informata deri tek qendrat prodhuese apo menaxhuese.Nuk ka dijeni se ekzistojnë persona me aftësi të lartë kreative.Kështu pra ngelin jasht shfrytzimit aftësitë e shkathta të personave të izoluar,nga qendrat ku zhvillohen proçeset.Po ashtu edhe fuqia punëtore aktive,nuk do të mundet të punësohet,sepse vendet e punës, gjenden në qendra.Largësia fizike nga vendi i punës mundet të jetë relativisht largë, nuk do të jetë rentabile pagesa për rugën,deri te vendi i punës,dhe për këtë arsye fuqia aktive e punës ngelën jashtë proçesit prodhues.

3. Tjetër dukuri na çfaqet se popullata te këto shtete,nukështë e kënaqur me standardin jetësor,pagat normalisht, jenë të ulta për shkak se buxheti,nuk mbushet nga mjetet financiare të cilat derdhen në arkën shtetërore.Nuk ofrohen kushte,për hapjen fabrikave të reja që të marin rolin e agregateve finaciare,punsimet e ulta norma e lartë e pa punësisë. Spiralja e pakënaqësive aktivizon sindikatat e puntorëve pë organizimin e grevave të puntorëve. Qeveria nuk mundet t’i plotsoje kërkesat e puntorëve, sepse ka shkurtesa në buxhet.Në kushte të këtilla qeveria detyrohet, që të marë kredi nga institucionet botërore financiare, me këta veprime qeveria e ngarkon qytetarin edhe më shumë ,e reziokon likuiditetin ndaj obligimeve kreditore të më hershme.

Shpesh ndodh që edhe të bie qeveria, nga trusnitë e qytetarëve, nga pakënaqësite.

4. Dukuri tjetër ,e këtyre shteteve është se fabrikat aktuale nuk do të munden të ndjekin ,hapin me zbulimet e reja tekniko teknologjike,si dhe aplikimin e metotave të raja të menaxhimit.

Prodhimet e këtyre shteteve, do të bien nga cilsia kualitative në përbërje, dhe ambalazhim, dhe ngecje në prezentimin e produkteve në panairet botrore.

Ekzistojnë rethana konkrete, se në këto shtete do të humbin prodhimet vendore në tregun e vet, dhe mundësohet që tregu i vendit,  të pushtohet me prodhimet nga importi. Kështu do keqësohet gjendja financiare në shtet.

5. Dhe si dukuri tjetër negative, është çfaqja e dukurisë së migrimit të popullsisë.përpjekjet e qeverisë për t’a ngritur standardin jetësor të popullatës së vet, nuk i jep rezultatet e pritura nga popullata, edhe pse vendi ka shkuar disa her në zgjedhje, dhe pësëri asnjëra qeveri nuk ariti që të ndryshoje pozicionin e mjerueshëm të popullatës së vendit.(Vlen për vendet në tranzicion).

6. Si dukuri tjetër shiquar nga  aspekti ekologjik, sipas të dhënave nga OJQ ekologjike,ka raporte negative nga ekologjia,për vendbanimet periferike,sepse nuk kanë qendra për reciklimin e mbeturinave,fizike,dhe biokimike. Ndodh shpesh që mbeturinat të shpërndahen në natyrë. Si rezultat krijohen deponi të egra,të cilat paraqesin rezik potencial për banorët e periferisë.

Populli e humbë besimin në shtetin e vet, sepse  popullataduke parë në rjetet sociale apo në faqet e ndryshme të ofruara nga interneti, ngjallen lakmitë për një jetë luksose,apo për një jetë, normale për kohën e sotme. Me këtë akt inicohet proçesi i migrimit.

Teoria mbi koncentrimin demografik, nuk e ka synimin që të gjeje metoda të sofistikuara për ritjen e sasisë së prodhimit, apo gjetjen e metodave të raja për organizimin e menaxhimit për shitjen e prodhimeve.

Por teoria, ka qëllim rënjësor që t’i mbroje, rezultatet e të gjtha metodave dhe teorive të deritanishme, të cilat janë aplikuar gjat proçesit të krijimit të bagatisë së prodhimeve, dhe  mjeteve  financiare.Kjo teori i mbron mjetet financiare të cilat i ka nda qeveria për të mbushur buxhetin. Teoria e koncentrimit demografik, i jep mundësi  buxhetit të zvoglohet, nëse qeveria e ka implementuar paraprakisht  Teorinë e koncentrimit demografik.                                                    

Teoria e koncentrimit demografik, mund të trajtohet si një Algoritëm për të kaluar, në kohë më të re industrialiste, dhe si brojtës i të ariturave gjer më tani.

Po ashtu edhe vazhdimsia e zhvillimit ekonomik,nuk do të vihet në pikpyetje,sepse buxheti çlirohet nga shpenzimet e tepërta,të cilat i ka mbuluar, buxheti i më hershëm ,deri sa nuk e ka qenë e implementuar Teoria  e koncentrimit demografik.

Mjetet finaciare të cilat çfaqen si të tepërta ,munden ta ritin standardin jetsor të popullatës në shtet,duke i ulur tatimet dhe taksat e ndryshme.

Teoria e koncentrimit demografik,mundet të kuptohet si kontratë afat gjate  në mes popullatës dhe shtetit

Teoria e koncentrimin demografik ,do të jetë shumë fitimprurëse për shtetin, nëse sa më shpejt, e implementojnë Teorinë e koncentrimit demografik, si teori fundamentale në funksionimin e ekonomisë së shtetit.

Teoria fillimisht duket si e pa realizueshme, ose skeptike për t’u zbatuar. Mirëpo nëse qeveria përkushtohet ta analizojë thelbësisht, do të bindet se do jetë më se e nevojshme.

Teoria e koncentrimit demografik, i ka vizionet e qarta dhe të realizueshme për t’i vu në zbatim,sepse kjo teori do t’i jape vektor drejtues nga suksesi,i cili është prezent por nuk shifet. Teoria e koncentrimit demografik,do t’i ulë shpenzimet të cilat e ngarkojnë buxhetin, dhe e stagnojnë ritjen e shpejtë të standardit jetsor të popullsisë në shtet.

Teoria e koncentrimit demografik,  thotë se duhet  të  zhduken, disa vendbanime periferike, me banor simbolik, nga të cilët shpenzohet buxheti,për mirmbajtjen e infrastrukturës,funksionimin e shkollave me pak nxënës,mirmbajtjen e rjetit të elektrifikimit,ujësjellsin,asfalltimet e rrugëve,etj.shpenzime të cilat nuk ndikojnë në ngritjen e mirqenjes së atyre vendbanimeve.Banorët e atyre vendbanimeve,nuk këmbejnë njohuri shkencore , apo inaovacione,me masën e grumbulluar nëpër qendra industriale, dhe nuk hynë në garë konkuruese me ide të reja,po ashtu as nuk munden t’i absorbojnë  risitë e reja,si në rafshin tekniko teknologjik ,dhe në ngritjen kulturore,të funksionojnë si një trung i përbashkët social. Nëse këto venbanime ngelin akoma në këtë pozicion,ato do krahasohen me vendbanimet  Geto.

Prandaj duhet të grupohen dhe të funksionojnë si një organizëm, mos të funksionojnë si qeliza, pa muskuj, dhe pa skelet, si dhe jasht sistemit neurologjik të trupit.

Banorëve të viseve të banuara,me pak banor,duhet t’u sqarohet pse duhet të shpërngulen,dhe me  vetdëshirë  të pranojnë shpënguljen,që të mos e kuptojnë si ushtrim dhune mbi ta. Kampanjat duhet të organizohen me profesionistë nga fusha e psikologjisë, pedagogjisë, menaxher të ekonomisë. Që banorët me vetdëshirë të grupohen në qendra me numër të lartë banorësh. Mos ta kuptojnë si represive teorinë e grupimit.

Banorëve të viseve periferike,duhet tu thuhet se a e duan vendlindje , apo jetën,sepse jetën me atribute ,dhe mundësi të pa kufi munden ta gjejnë vetëm në qendrën e grumbulluar,te e cila ofrohen kushte pë punsim,për ofertën e diturive etj.

Prandaj është e arsyeshme të grumbullohen në një qendër,disa vendbanime të shpërndara nëpër shtet.

Edhe jeta në vendbanimet periferike është më e shtrejtë,sepse transporti i mallrave e rit koston e çmimit,edhe shumë mallra të konsumit të gjërë nuk plasohen në vendanimet periferike, banorëve u shkurtohet shijimi i të gjitha të mirave materiale,që do të ofrohen në krahasim me qendrat industriale,sepse atje ndikon oferta më e bujshme e mallrave.Në vendbanimet periferike do të mungojnë prodhimet brende ndërkombtare të njohura, nga sfera e produkteve ushqimore, kozmetike,dhe veshmbathje.Këtu banorët nuk munden të ngriten në nivelin e përcaktuar kulturoro artistik sipas normave minimale të cilat janë standarde të shtetit. Paraqiten divergjenca kulturore brenda shtetit,dhe njëkohësishtë deskriminim kulturoro artistike brenda shoqërisë.Sepse rethanat ndikojnë që të mos të zhvillohet jeta kulturore,sepse mungojnë,teatrot,kinematë,sallat sportive,stadiume etj. Do të jetë e arsyeshme që vetë banorët e viseve periferike të vetdijesohen që t’ë kërkojnë shpërnguljen nga periferia,në qytete,sepse asnjëherë nuk do t’i shijojnë të mirat e kushteve të cilat ofrohen në qytete. Nuk do kenë prindërit elemente për t’usqarue fëmijëve të vet pse nuk u pëpoqën që tu ofrojnë jetë solide fëmijëve të tyre, sipas normave qytetare siç i kanë fëmijët tjerë nëpër qytete.

Teoria mbi zhvillimin ekonomik e bazuar në koncentrimin e popullatës,do të ndikojë kushtimisht edhe për kursimin racional të energjisë elektrike,në ato vendbanime periferike me pak banorë,sepse komunat obligohen me dispozita ligjore për t’u siguruae  ndriçimin rrugor.  Harxhojnë energjine elektrike pa efekte,dhe ka mundësi që industria të ngelë pa rymë elektrike

Implementimi i teorisë së grupimit është pak e dhimbshme.por e dobishme.

Ka shumë shembuj në botë shtete,qytete me disa milion banorë.E gjithë popullata e përbën një qytet,dhe këto shtete gjenden në kulmin e zhvillimit industrial,dhe me standard superior të jetës së popullit.Nuk dua të bëj analiza të këtyre shteteve me koncentrim demografik,sepse e kemi të njohur.

Industrializimi i këtyre shteteve, është si rezultat i uljes së shpenzimeve për mirmbajtjen periferike të infrestrukturave urbanistike.

Zhvillimi i këtyre shteteve,rjedhon edhe nga oferta e shkathtësive intelektuale,të cilat hyn në garë konkuruese,me inovacione. Sepse grupimi demografik ofron kushte për t’i zbuluar të gjitha aftësitë e popullit,në një treg të unisuar e begatshme&nga oferta e fuqisë puntore,dhe intelektuale.

Teorie e koncentrimit demografik,më e dobishme është për shtetet e pazhvilluara,dhe në zhvillim e sipër. Këto shtete duhet sa më parë ta implementojnë Teorinë e koncentrimit demografik,do t’a shpëtojnë përbërjen demografike,të shtetit të  vet.Në kohën e sotme kur qerkullojnë informatat e kërkesës së fuqisë puntore,ku dikund ka kushte dhe standard më  të mirë për jetesë, edhe kur disa shtete i zbutin ligjet për vendqëndrim,duke e paisur  fuqinë puntore të shteteve tjera me dokumente afatgjate vendqëndrimi,demografija erozon nga ata shtete të cilët nuk kujdesen pë popullin e vet. Fuqia puntore është gjenerator i zhvillimit ekonomik, fuqia puntore  vën në lëvizje,maqineritë të cilat prodhojnë produkte,dhe këto produkte këmbehen me mjete financiare.

Konspirative dhe utopike janë përpjekjet që fuqia puntore e gjellë të zavendësohet me inteligjencë artificiale,robotike.Robotët munden të bëhen pjesë ndihmëse,por asnjëherë primare.

Teoria e koncentrimit demografik, mundet të realizohet edhe ndërmjet shteteve,edhe ate kur nji shtet industrialisht më i zhvilluara,ua tërheq popullsinë

disa shteteve tjera,me kushte të favorshme për punësim dhe jetë luksoze,me urbanizëm të regulluar sipas standardeve bashkohore. Disa shteteve  të vogla me industri relativisht të zhvilluar, u ushtrohet konkurencë agresive,me qëllim të caktuar,që ata kapacitete egzistuese të mos ken mundësi t’a përballojnë konkurencën,qoftë nga lëndët e para, të energjisë elektrike,apo të karburanteve,ku u bëhet ritja enorme furnizuese për ta vazhduar procesin e prodhimit,nga se u çfaqen humbje në prodhim,dhe nuk munden ti plasojnë produktet finale në tregje.Sepse tregjet janë të zotruara nga mallrat më të lira.

Me këtë akt ngelën fuqia puntore pa punë.Detyrimisht migrojnë në shtetet e industrializuara.

Këto dukuri sot me të madhe realizohen,si rezultat i krizave ekonomike,por edhe si rezultat i krizave psikosociale.

Teoria e koncentrimit demografik është me karakter universal, për gjith botën.

Afati kohor nuk është i rëndësishëm,që Teoria e koncentrimit demografik,të praktikohet,me rëndësi është që të nise të kuptohet.

Por shumë e dobishme, është që,Teoria sa më urgjent të aplikohet ,sepse në të kundërtën do të ndodhin çregullime domografike,shumë shtete do të ngelin pa popullsi,me automatizëm e rezikojnë vazhdimsinë e zhvillimit ekonomik të shtetit të vet. 

Deri para disa dekadave, luftrat janë bë me qëllim të plaçkitjes së pasurive minerale,apo energjive,ndërsa epoka e ardhshme do të karakterizohet me nisjen e luftave për plaçkitjen e demografisë aktive të shteteve. Munden të zhduken kombet.

Autor : Nexhat Bexheti