Poezitë për ty i kam shkruar,
Fletë më fletë penën se ndala,
Në çdo varg je ledhatuar,
Muzë e shpirtit me shumë ngjyra,
Një premtim pa kohë, një jetë,
Ti je ajri je natyra,
Gjithmonë dielli përmbi retë.
Eh sa ëmbël më rrjedh vargu,
Metaforë buzqeshja jote,
Zemra ime vetëm pragu
Hyrja e vetme e kësaj bote.
Dëshmi vitet kemi mbledhur
Verën kemi për gosti
Ëndrrat kohës nuk kanë rrjedhur,
Skenograf je vetëm ti.
Mijëra fjalë per ty kam shkruar
Do të shkruaj sa të jem,
Përkrah teje zoti m’ka bekuar,
Ti Olimpi, më rrëmben!