Majlinda Pajaj:Dashurisë time


Poezitë për ty i kam shkruar,

Fletë më fletë penën se ndala,

Në çdo varg je ledhatuar,

Ti je drita, unë jam fjala.

Muzë e shpirtit me shumë ngjyra,

Një premtim pa kohë, një jetë,

Ti je ajri je natyra,

Gjithmonë dielli përmbi retë.

Eh sa ëmbël më rrjedh vargu,

Metaforë buzqeshja jote,

Zemra ime vetëm pragu

Hyrja e vetme e kësaj bote.

Dëshmi vitet kemi mbledhur

Verën kemi për gosti

Ëndrrat kohës nuk kanë rrjedhur,

Skenograf je vetëm ti.

Mijëra fjalë per ty kam shkruar

Do të shkruaj sa të jem,

Përkrah teje zoti m’ka bekuar,

Ti Olimpi, më rrëmben!