KUJTIMET
L. T.
Me shoqen time, n’ moshë të tretë
Shtjellojmë kujtimet, shijojmë kafetë
Fol e qesh, kujtojmë rininë
Sekretet vajzërore dhe dashuritë.
Dikur, në moshë të re, na ndau jeta
Tani të moshuara,në gjithçka të vërteta
Gjyshe flok’bardha, me supe të rëna
Pak të kërrusura e dhëmbë të vëna.
Melodia “Për atë që unë kujtoj”
Papritur, ëmbël e goditi,e qëlloi.
Tinguj të ardhur nga një dritare,
E rrëmbeu e përhumbi, e treti fare.
I kujtoi rininë, të bukurin djalë,
Kur zemra rrahur për herë të parë.
Jetonin në dy botë të ndryshme,
Ajo e përndjekur, ai i teserës së kuqe.
Dhunshëm u ndanë, krijuan familje.
Pengu në zemër, shoqërues në vite.
Nuk vuri kurrë ajo plagë kore
Ndjenja e çiltër, gjithmonë n’fanitje.
“Kur mëngjesit herët shkoja në punë,
Në autobuzin e linjës një mesoburrë
Me fizarmonikë në krah, tipare zeshkan
Mikut të rinisë sa shumë i ngjan.”
“Në mes të Athinës u ndodha unë,
S’pata guxim ta shkoqisja atë punë.
Dhe në rrugicë ketu në Tiranë,
Ato tipare më duket i kam parë”
Flet shoqja ime, shikimin tret:
“Mos u kthefshin ato kohë, zi e ibret”
Ju, të rinj sot, vlerësoni çiltërsinë
Kur pastër troket,
Edhe dashurinë.
E botuar.