Vaso Papaj
Rozafa
Qesh kërthi, i vogël,
kur për ty më folën
dhe ca pika loti
nga shpirti më dolën.
të më prishnin jetën,
nga muret e tua
njoha të vërtetën.
Deshën të ma bënin
ditën të vështirë,
si muret e tua
që binin pagdhirë.
Ti m’u gjende pranë
dhe më dhe motivin.
Duhej sakrificë,
që në këmb’ të rrinin.
Natën llaç e tulla,
me mundime ngrija.
Ditën rrafsh të gjitha,
m’i kthente stuhia.
Po legjenda jote
më thoshte përhera ,
në themele qumështi,
ujitet pranvera.
Ujitet e mira ,
pikë-pikë çdo ditë,
Ndërkohë ligësia,
te ne u bë mit.
Por ty si modele
Të pata si askush,
Që, dhe në themele
rrite një vogëlush…
Ndaj kurrë ndër vite
s’pata motiv tjetër:
Flijimin ti ma ngjite
Mikja ime e vjetër…