Këtë poezi shkëputur nga vëllimi poetik “Ajër shprese”, po e sjell edhe në gjuhën italiane.Questa poesia trato dal libro di poesie “Aria di speranza”, la pubblico anche in italiano.
HESHTJA
Në kishë mbahet heshtje e thellë,
në emër të shenjtorëve të heshtur.
Heshtja mbizotëron edhe në varreza.
Vetëm pëshpërimat e të vdekurve dëgjohen
kur shpirtrat e tyre flasin
me njëri-tjetrin në heshtje.
Asnjëherë nuk e kam kuptuar
qëndrimin në varrezat e heshtura.
Respektojmë të vdekurit me heshtjen tonë,
apo kemi frikë nga heshtja e tyre?
Nuk e di! Mund të jenë të dyja.
Edhe në teatër mbahet heshtje.
Me heshtjen respektohet roli i aktorëve,
ku drama e luajtur prej tyre
na bën të heshtim në heshtje.
Heshtja futet edhe në një trup të gjallë,
që lëviz mes njerëzve në heshtje
dhe e bën qenien të heshtë.
Po, po! E bën të heshtë.
Ka edhe heshtje të zgjuar.
Nuk flet, por dëgjon në heshtje
zhurmën e shurdhët të zhurmëmëdhenjve.
Heshtja është kishë, varrezë, teatër, anemi,
pa shpirt, por është edhe femër.
Ka femra të heshtura,
që heshtin gjithë jetën
në heshtje me heshtjen e tyre
dhe në heshtje të presin,
dhe në heshtje largohen.
Heshtja është e madhërishme!
Është flori!
IL SILENZIO
In chiesa c’è un profondo silenzio,
nel nome dei santi silenziosi.
Il silenzio regna anche nel cimitero.
Si sentono solo i sussurri dei morti
quando i loro spiriti parlano
tra loro in silenzio.
Non l’ho mai capito
Il comportamento nel cimitero silenzioso.
Rispettiamo i morti con il nostro silenzio,
o abbiamo paura del loro silenzio?
Non so! Può essere entrambe le cose.
Anche a teatro c’è silenzio.
Il silenzio rispetta il ruolo degli attori,
dove il dramma interpretato da loro
ci fa tacere.
Il silenzio entra anche in un corpo vivente,
che si muove tra la gente in silenzio
e fa tacere l’essere.
Si si! Lo fa tacere.
C’è anche un silenzio intelligente.
Non parla, ma ascolta in silenzio
il rumore assordante dei rumorosi.
Il silenzio è chiesa, cimitero, teatro, anemia,
senz’anima, ma anche femminile.
Ci sono donne silenziose,
che tacciono per tutta la vita
in silenzio con il loro silenzio
e in silenzio aspettano,
e in silenzio scappano.
Il silenzio è maestoso!
È oro!