U lodha duke shikuar qiellin dhe yjet
U lodha duke parë fushat dhe pyjet
U lodha duke parë ujrat e kaltra
U lodha duke parë lulet me flatra.
U lodha duke parë lumenjtë e kulluar
U lodha duke qëndruar tërë natën zgjuar
U lodha bulevardit unë duke shëtitur
U lodha për ty,çdo ditë duke të pritur.
Një pyetje i bëj vetes,sot unë si burrë
pse duke të parë ty në sy,nuk lodhem kurrë ?