Kasam Shaqirvela
Çështë ky mall që po më djeg shpirt e zemër seç po m’i rreshk
doriçkat e vogla për tua prekë
niapave e mbesave, uror për eshkë.
herë të kaltër e herë të zez
e t’i përqafojë fort yjet e mi
zjarr vatrash që s’lënë pa ndez”.
Tani shkrumbohem në dhe të huaj
se vendlindjen time ua lash të tjerëve
po dashakeqit këtë mos ia thuaj
se, ul veten në fron të t’mjerëve.
Edhe nga larg juve po ju ndij,
të dashurit e mi dhe Atdheun
dashuri-dhimbjen për ju e mbaj në gji
lidhur me fijeshpresën dhe erëdheun.
Se një ditë kur të ma lejojë koha…
edhe unë do të vijë te ju, domosdo
në mos në këmbë po aq sa troha
i mbështjellur nga coha, po se po.
© Kas Vela