“Fjalët e mira vlejnë shumë dhe kushtojnë pak”.
(George Herbert)
FJALA
Fjala të ndryshon, të tjetërson
Fjala të bën njeri, të jep emër,
Fjala të jep fuqi, të jep zemër.
Fjala të mëson, të edukon
Fjala të përparon, të lartëson
Fjala të ëmbëlson, të gëzon
Fjala të përkëdhel, të ledhaton.
Fjala të godet, të vret, të kërcënon
Fjala të shkatërron, të dobëson
Fjala të ngacmon, të shqetëson
Fjala të ulë, të poshtëron
Fjala është e vogël si njësi
Fjala çka bën, e di ti?!
Godet fort si çekan
Të pllakos, të rëndon.
Ka fjalë si plumbi të vret
Ajo më nuk kthehet vetë
Fjala kur del bëhet bujë
Pse dole, ec e thuaj!
Kujdes pra, o njeri,
Fjala ka shumë rëndësi
Varësisht ku, si dhe
Në ç`mënyrë e përdor ti.
Autori: Aziz I. Ahmeti