Fjalët që s’ti thash-Zymer H.Haliti


Zymer H.Haliti

Ishin ditë të bukura me diell e qetësi

kur bisedonim për jetën e për poezi

dytë studionim gjuhë shqipe e letërsi

plot ëndrra thurrnim për një ardhmëri

Fjalët që shprehnim merrnin udhëtim

duke shpresuar se do jem t’bashkuar

por shpresat u thyen pa asnjë sqarim

kur kuptova se ty të kishin mashtruar

S’të takova kurrë nga ajo ditë me shi

thonë se u martove me një djalë të ri

sa shumë fjalë kisha për të të thënë

por të gjitha tretën në besën e dhënë

Fjalët që s’ti thash edhe sot godasin

si copëza akulli zemrën më lëndojnë

sa e sa fjalë në heshtje po më vrasin

duke kërkuar arsyen e ndarjes sonë.

Zymer H.Haliti