A mund të më thoni?-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

Kur halli i bërtet në fytyrë

Dhe s’mund të bëjë një hap,

Kur ndihmë kërkon

Dhe s’gjen,

Po ç’mund të bëjë më shumë

Një grua ?

Të çmëndet ,

Të vetvritet ,

Ta vrasin ,

Apo të mbytet?

Apo të urrejë,

Ata që po e mposhtin,

Të gjitha ata që e dhunuan

Dhe që se ndihmuan ,

Dhe brinjësh e mbërthyen,

Më thoni,

E ç’mund të bëjë një grua?

Nëse krahët i janë thyer

E shpirti po i vlon,

Kur zjarrin

Ja kanë vënë nën këmbë

Që çirret e se dëgjojnë,

Më thoni

E çmund të bëjë

Më shumë,

Kur dorën nuk ia japin

Dhe humjesh nuk e ngrenë,

Kur brënda nuk e qasin

E të qajnë me të,

Kur asnjëherë se pyesin

A ke nevojë

Se jam këtu pë ty,

Kur askush s’ka kohën

Ta dëgjojë,

Atëherë, e çmund të bëjë

Në grua ?

Të çmendet,

Të vetvritet,

Ta vrasin,

Apo të mbytet?

Kush mund t’më thotë

E ç’mundet të bëjë më shumë

Një grua ?

ǔmundet ?