Në gjumë kur bije,
O ëngjëlI i bukur,
natën ma bën djell.
Un të desha shumë,
T’y moj zanë e bukur.
Po fati, nuk deshi,
nuk na la të lumtur.
Lotët që kam derdhur,
akoma,s’janë tharë.
Ky shpirt i sterrosur,
nuk njeh më beharë.
Për mua ti ishe,
drita edhe shpresa.
Po zoti të mori
në krahët e veta.
Netëve të gjata,
mes henes me yje.
Të kërkoj,me mallë dashurija ime.
Befas ti më c’faqesh
nga parajsa jote,
Unë mbi hënë i ulur,
presë të më afrohesh.
Herë më del si xhinde,
herë ëngjëll i bukur.
Të dy krahët hapur,
po është e pa mundur.
Kurorën e dasmës,
që shkëmbyem bashkë,
t’i e paske ruajtur ?
o ëngjëll e pafatë ?
Kurorën me lule mua seç ma hodhe.
Edhe puthjen tënde,
nga largë ma dërgove.
Ti më përshëndete,
nga parajsa jote.
Unë helem dhe vrere
i mbytur mes lotëve.
Pastaj hëna e bukur,
dalëngadalë më uli.
Se ëndërrave me ty
Dhimbshëm ju vjen fundi.
