Aferdita Hadaj:Thëllëza ish fat për mua


Thëllëza ish fat për
mua.
@
Një ditë nga mali
dola, për sehir dhe muhabet.
Përpara më del thëllëza,
e bukur,dhe plotë
lezet.
@
Trëndelinë,mblidhte
thëllëza,,,djersa
mbi gushë seç i ndriste.
Ju afrova,
dalngadalë,po ajo më largë më ikte.
@
Ju qepa shtegut përpjetë, thashë pusine t’ja zë në stane.Thëllëza më fluturoi, isharet më bënë më naze.
@
U futa brenda në stanë,
dhe culën dyjare mora.
Melodi të bukur
nisa, që thëllëzën, t’a afroja.
@
Thëllëza në fluturim,
kur melodinë dëgjoi,
U, ul me vrap në lëndinë,
culën ëmbël e kundrojë.
@
U ngrit fluturim dhe
erdhi,mbi buzën t’ime qëndroi.
Zjarrin që më dogji gjinë,
ma shuajti, si uji kroi………!!!
@
Të dy fluturuam
bashkë, unë bilbil
ajo thëllëzë.
Zbritëm poshtë nëpër lëndina. Humbëm nëpër trëndafila.
@
T’i thëllëzë e bukur,
me syrin e shkruar.
Paske lindë për mua.
O dielli prahëruar.
@
Fati im e deshi,
të ngjitesha malit.
E gjeta, thëllëzën.
që më shëroi, xhanin.
@