Agron Dalipaj:Lumë


Agron Dalipaj

Lumë

LUM/Ë,~I. Fjalë e mbarë shqipes që shënon një “rrjedhë të madhe natyrale uji të ëmbël, që del nga një burim duke kaluar në një shtrat, për tu derdhur diku”.

Që nga Miklosich (AF II 27), Meyer (EË 251), e deri te Demiraj (AE 246), Çabej (SE V 253), Orel (AED 234), Topalli (FEGS 906) vetëm sa e pranojnë si “huazim nga lat. ▪︎[flūmen]…”.

Porse te “il nuovo etimologico” f. 591 nuk ka një etimologji për lat flūmen (lumë) dhe vetëm sa krahasohet me fjalën tjetër lat. flūere (rrjedhë). Kësisoj, duke mos patur asnjë motivim etimologjik, kthehemi te shqipja lumë për ta motivuar.

Përsa pranohet se lumi është rrjedhë uji, ai është masë uji që lëviz, luan, at’here kemi:

LUMË =

LUME =

LU’ME = LU ME = ME LU(jt).

Nga ana tjetër rotacioni i buzoreve m:b na jep tjetër pozim:

LUMË =

LUBË =

LU-BË = BË LU(jtje).

Duke ditur edhe se rotacioni l:j ndodh rëndom në shqip, si te bilë : bijë, kemi:

LUMI =

JUMI = (m:b)

JUBI =

JU-BI = (ju = uj) anagram.

UJ-BI = BI UJ = bi ujë = sjell ujë.

Përfundimisht, shqipja ka emërtuar gjuhësisht funksionin e lumit dhe këtu etimologjia është konform parimit në emërtim, gjë që nuk mundet ta dëshmojë latinishtja [flūmen] = f-lum-en dhe brenda fjalës latine dallohet qartë rrënja shqipe [lum], të cilën shqipja e motivon saktësisht.

Fjala i takon vetëm gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe kështu koncepti [lumë] i rikthehet fondit autokton të fjalorit të shqipes dhe flūmen e lat. dëshmohet se e ka origjinën te fjala shqipe lumë.