Aguliçja:nga Bajram Kallaba


AGULIÇJA
(Ne shenim te Dites se Veres-14 mars)

Puhi e lehtë në stinën e re
me syrin e mbushur magji
aguliçe e parë pas dimrit qetuar
në zemrn time ka hyrë.

Sythat ka hedh mbi borë
shtatin kanë plot gulqim
rrënjët ngroht dalldisen
diellin kanë ushqim.

Oh, sa kënaqet syri
mali mbushet gon
bukurinë ia merr vashës
hënës, shkëlqimin e plotë.

Ndaj vera ka nisë të gjallërohet
rrezet borën kanë shkrirë
aguliçja e parë kur vonohet
shpirtin ma psherëtinë!