Ah kjo dashuria!-Laureta Malaj


Më buçoi zemra,

kur më erdhe pranë.

Ç’të bëj unë i mjeri,

hodhe sevdanë.

Ah kjo dashuria djalo,

ka naze të mëdhaja.

Edhe pse unë të largohesha,

më zuri belaja.

Ti m’u shfaqe s’i ylberi,

që shumë kohë e prisja.

Dhe sa herë kur hidhja sytë

më shumë unë rilinsja.

Unë të ikja larg o djalo,

larg nga ëndërrimet.

Por ti shpejt u bëre djalo

pjesë e jetës sime.

Zemrës time kaq të vogël,

trokitjet ja sheh nga larg.

Se kur ti më vjen aty,

në mijëra njerëz, të shoh veç ty!