Nëse !!!Valentina Todhri


Nëse një ditë do të pendohesh

dashuria ime,

që mua mi mbushe ditënetët , lot

Eja …Eja , natën kur hëna të dalë,

E më përqafo me krahët e ngrohtë .

Sepse nata është, për të dashuruarit,

ëndrra ime,

ndoshta , sepse ajo ndihmon

që të fshehë lotë.

Të të ndiej ty , pranë vetes time,

ngrohtësinë e përqafimit, plot .

E nëse një ditë do,që të shihemi,

brenga ime ,

E malli të ka marrë sado pak,

për mua, ty …

Mos hezito, më fol , më kërko

rrugën do ta gjesh më siguri.

Edhe nëse rrugën nuk e gjen,

zemra ime,

kujtohu , mos harro,

që të desha shumë.

S’është e thënë në jetë

të gjithë të lumturohen

ka edhe nga ata

që vuajnë si unë .