Ajo ish flokëlëshuar…Eralda Cuko


Eralda Cuko

Ajo ish flokëlëshuar supeve mënjanë,

dallonte nga të tjerat ,kish tjetër freski…

Kur fill e pashë m’u duk sikur zanë,

sëmboi në zemër mall e dashuri…

Ajo ish e brishtë dhe krejt e pafaj,

përshfaqte mirësi me t’sajin vështrim…

Gjithkënd e tërhiqte bukuria e saj,

për të që tash s’kam gjum as zgjim…

Ajo ish si një kopsht me lule n’lulëzim,

me aromën e trëndafiltë që të deh pa fund…

Buzëqeshja e saj të shpje në çmendinë,

dhe t’ëmblën fytyrë qe se kam ndesh askund…

Ajo ish e hollë dhe e gjatë si perri,

kur fliste një nur sec e përshkonte

Me shikimin e saj nga syri i bukur i zi…

në të bukurën ëndërr padashur të ftonte…

Ajo ish flokëlëshuar dhe tejet e bukur,

papritur u ndesh në timen udhë përballë…

Prania e saj më bën kaq të lumtur,

se di në njē ditë a do ta ndesh më vallë?!..

Eralda Cuko

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 271

Të gjitha reagimet:

14Ti, Ajri Ramaj, Myzafer Ejupi dhe 11 të tjerë