Lotët-Aziz I. Ahmeti


Koha nuk ndalon,

Ditë, javë, muaj…po shkojnë

Me ëndrra të trishta

Netët po kalojnë.

Dhe lotët vazhdojnë

Të rrjedhin, të pikojnë

S`ka asnjë fjalë

Të keqen ta ndëshkojë.

Deri kur kjo lojë

Kështu do të vazhdojë?!

Sytë nuk mashtrojnë

Lotët s`po shterojnë!

Lotët do të pikojnë,

Kurrë s`kanë për t`u tharë.

I duam bijtë tanë –

Të vdekur, a të gjallë!

Në Kosovën martire

Dheu është më i lehtë

Kjo Tokë i kërkon

Të prehen të qetë.

Të prehen të qetë

Në Kosovën e lirë,

Për të cilën u flijuan

Shumë trima e martirë.

Autori: Aziz I. Ahmeti

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe pemë