LEFTER SHOMO
AKOS DHASKALLAKOS
ISHE E BUKUR( ΉΣΟΥΝ ΩΡΑΙΑ)
Të parën mbrëmje kur të mbajta fort në krahë
Mbaj mend se ishte ditë e ëmbël, ish një maj
Ishe e bukur kur bëzëqeshje
Dhe kundërmoje si jargavan.
Por mbrëmjen tjetër mbi të ngrohtën rërë në plazh
Në zemrën time më the fjalë që hapën plagë
Ishe e bukur kur buzëqeshje
Dhe kundërmoje si jargavan.
Sapo kaloi përsëri tjetri një maj
Të tjera ëndërra ti të morën shumë larg.
Ishe e bukur kur buzëqeshje
Dhe kundërmoje si jargavan.
Shqipëroi : Lefter Shomo K/ 442 a.dh. α
