Alarm-Valbona Kolaveri


Alarme kohësh,

Më zgjojnë të vrapoj

Nëpër shtigje vetesh,

Maratona egosh,

Motivime shpirti,

Dhe trajnime zgripesh moshore

Ngjitem ngadalë,

Në funksione mëndjesh,

Harkuar jam herë herë

Në zhvendosje parabolash

Përkundrejt marramëndje fjalësh

Zbres ngadalë të freskohem

Intervalesh, meditimesh,

Në vënd pushime murgjish

Që s’munda ti takoj Himalajeve,

Dhe zotat

Mi zbritën përballë

Bordurave,

Me rruzare duarve,

Te cilët, në të qindtat e sekondit

Më shesin botën e tyre

E ndërkohë,

Mbetesh pa kohë,

Në alarm me veten

Si mund të ndodhë kaq shpejt,

Me një shtrëngim duarsh

Dhe me një lutje

Më mbeti vetëm

Të vë veshin e vëmëndjes

Dhe sa s’është vonë

Të zgjohem të kap ritmin.