Pa filtra ndrit prilli-Adelina Mina


Adelina Mina

Jeta vështrimet tërheq,

Gjërë e gjatë shtrihet para nesh,

E zemrën plot të mbush 

Si një ëndërr e mrekullueshme.

E ç’pasion të ndizet, zemra gufon,

Në sytë drurëve mbinë gonxhe,

Gjethe të blerta harlisur kërcellit t’njomë,

U forcua, lëshoi degëza e degë.

Degëve stolisur me gjethe, me lule,

Lule të bardha, të kaltra, lulerozë,

Sa e bukur duke e soditur, kjo pamje,

Të shkujdesur e ndjen veten e shijon.

Me rreze t’arta ngroh tokën dielli,

Sa paqe e gjithë natyra u zgjua buzëqesh

Pikla vese mengjeseve shkëlqejnë në t’argjendt,

Lule mali të forta çelin lule t’verdha.

Petaleve t’ëmbla si buzë njomëzake,

Pa filtra e gjithë sa ndrit prilli,

Të deh si dashuria në magjinë e rinisë,

Fytyrë e përkryer e bukurisë e shpresë rinis.

 @Tëgjithatëdrejtattërezervuara.