Alma Sinan Ferruni :Ai e dëshiroj aq shumë


Ai e dëshiroj aq shume.
E dëshiroj sa mund te dëshirohet.
Shiu qe ra mbi një pikëze Hëne.
Me pas i drobitur ra te flejë
Dhe te mund te gjente paqe
Pas furtunës qe zgjoj kaq shume.
E nesërmja gdhiu e zbehte.
Me lotët derdhur nga lëngata nate.
U lulëzua Sahara.
Ai ende ne gjumin e përjetshëm.
Teksa ëndërron te zhvirgjëroj natyre.
E te pushtoj toka te pa pushtuara.
A ndoshta te ndihet gladiator arenash.
Ne stine te ëmbëlsuara fatesh
Dhe pse jeta ne shina paralelesh
Diku ka ngec.
E puqtë. E qete.
Ai e dëshiroj sa mund te dëshirohet
Petali i trëndafilit.
Qe pa zhurme bie përtokë dhe kris e thyhet.

Ai e dashuroi dhe sa shume e lëndoi
Atë bulëzim jete.

Ndoshta pa pasur as vete faj.