Andej vij-Maria Kuci


Andej vij

.1

Matanë nje bregu ku rreh një valë

Matanë një deti ku mbushur dallgë

Ku veç shqiponjat folenë kanë

Prej andej vij…e kam vatanë

.2

Një puhizë deti e ngrohu ditën

Një fund qershori ku pashë dritën

Dhe përshendeta këtë botë

E qarë prej foshnje mirsejugjej thotë

.3

Në atë tokë ju mirë e dini

Ka lindur Gjergji një trim prej trimi

Tokë të Arbrit sduron robëri

Dëboi turq të tij hordhi

.4

Ajo është toka ku dhe Teuta

Kjo mbretëresh që snjohi skuta

Drejtoi nje popull .. një ushtri

Me fllote detare gjithë krenari

.5

Me origjinë prej pellasgjie

Vjen si këmbanë lashtësie

Pa zbehur dritë as besë e fe

Në dritë të syrit rilind Atdhe

.6

Nga ajo tokë me gerxhe mali

Ku lindi Ismail Qemali

Andej vij e them me krenari

Flamur i kuq më rreh në gji

.7

Është toka ime toka e Nolit

Toka e Fishtës Kadaresë Agollit

Tokë e Naimit Mjedës Asdrenit

Tokë e vuajtur e Migjenit

.8

Tokë e ëmbël shkëmbinj të sertë

Zana janë vajzat trima janë djemtë

Vec ky vend ka dhe një të metë

Rrit mendjemëdhenj e kokëshkretë

.9

Kjo tokë rriti dhe barbarin

Dyzet vjet burgosi shqiptarin

Tela me gjemba në duar e këmbë

Në sdoje të ashtuquajturen nene

10

Një gjysëm shekulli barbari

Cfarosi vyrtyte fisnikëri shqiptari

Mbolli terrorin për dashuri

Mos duaj prindin por nënën parti.

. 11

I mbushi burgjet me trurin e kombit

Jetët i ngjeu ne pendë të korbit

Në ngrije kokë të ecje lart

Gjithë farefisin priste shterngatë

. 12

Erdhi dita diktatori u shua…

Vec metastaza e tij me shumë u shtua

Lulëzoi gjembat nga fara e mbjellë

Se prej rëre kish ngritë kështjellë

. 13

Populli mjerë thika në asht

Metastazen e trurit se nxjerr dot jashtë

Ngopet therrimesh të marrë i shkreti

Dhe fjala i ngriu, në buzë i heshti

. 14

Ikin të rinite dhe ajka e kombit cdo ditë

Lulëzojnë në botë lëshojnë dritë

Kjo është pasoja e socializmit

Tkurrje e ngadaltë e njerëzimit

..15

U thinjën muret që presin bijtë

shtuar burimet mbushur me kripë

myshkur çatitë e trarët të bluar

dysheme ,oxhakë e oda shkatërruar

.16

Neë cep të murit që shikon yjtë

një dallandyshe ardhë dhe ikë..

oborret me ferra të mbuluar

të rrisin lule…nuk ka më duar..

.17

Rrugët kalldrëme të shkosh ke frikë

rrëzuar portat bërë copë e çikë

gjithçka në thelb e vjetëruar

toka lënë djerrë , pa punuar.

.18

Mendon “sa bukur” dyqanet plot

asgjë s’mungon, por se blen dot

mollë e ndaluar lulëzon si gjëmb

populli mjerë që shpirti i dhëmb

.19

Sblen dot ilacet për tu shëruar

Mjekët të ikur mërgimit shkuar

Spitale shteti ti kesh “zili”

Vec ilace e carcafë nuk gjen aty…

20

Rrugët mbushur llamba neon

Por pa korent asgjë s’punon

Nafta del lirë por sna bën qeder…

Tendera të shitur …oh mjerë ne mjerë

. 21

Ska teatër as shfaqje as kinema

Aktorët në rrugë shteti i la

Teatrit natën themelet ja nxorrën

Pjellë e diktatorit cfaros ku vë dorën

22

Gjuha më e lashtë më e bukura në botë

Sharrtohet cdo ditë nga gazetarë mediokrë

Muzikë pa taban as folklor asgjë

Shtuar minifundet, ska nevojë për zë.

23

Librat shtuar askush nuk lexon

Në rrugë gjen Kadarenë Shekspirin që lëngon

Vrapojnë të gjithë askush sdi ku shkon

Kjo botë i vesh petkun që të ardhmen lëngon

24

Do kapim peshkun thonë pushtetarët

Në pranga do venë të gjithë shkakëtarët

Ata që kanë vjedhë e pasuruar pa djersë

Ju erdhi dita.. Askush nuk do mbesë

.25

Të gjithë aktorë që ndërrojnë rolin

Kush bën pacientin e kush doktorrin

Të gjithë në rrjetë rrëshkasin ngjalë

E drejtësia??? O zot ta falë

..26

Vilat e bardha ruhen me roje

( tani nuk mbrohen kufij e troje)

Mbrojmë gjithë gaz pasuri të paligjshme…

Picasso pa talent e i varfër do ishte

.27

Vijnë e ikin ambassador të huaj

Do ju ndihmojmë për kokën tuaj

Mbrëmjeve shtrohen darka në prapaskenë

Hanë e pinë e të qetë flenë

..28

Një thes me miell vlen një votë

Diku një vend pune të ikën kot

Jemi mësuar të rrimë nënshtruar

Me barkun bosh… pa u ankuar

..

29

Disa kanë frikë të dalin hapur

(Plumbi mbas koke ka për ti kapur)

Se kush mendon vec për atdhe

Plumbi “qorr” të fut në dhe

.30

Ca demokratë të shkathët të zgjuar

Pas cdo zgjedhje bërë dalin ” fituar”

Pushtetin të tjerë e kanë në duar

Me ëndërra fjetur me ëndërra zgjuar

…31

Nuk kanë një plan as kanë idenë

Nesër punët se si do venë

Akuzojnë e shajnë pushtet e farë…

Oh.. I njëjti thes ju mbush hambarë

…32

Por skanë cna duhen se sa na vodhën

Hirin syve kur na e hodhën

Se me dëshirë i japim vetë

Mjaft të jetojnë bukur e qetë.

.33

Për pushime lluksoze nëse nuk mjaftojnë

O për fëmijët që në botë shkollojnë

limuzinat e gjata sa një tren

Shpirti na qan, për ata ” fukarenj”

..34

Do eci populli do dalë në dritë

Europën po kërkon cdo ditë

….por ta arrijmë … se kemi hapin

se do formuar koka… që njeriun ta matim