Angela Kosta përkthen në shqip vargjet e poetes libaneze Dr. Narzine Bani Hashem


Sot sjellim për lexuesit në Gazeta Destinacioni vargjet e poetes libaneze Princeshës Dr. Narzine Bani Hashem.

PRINCESHA DR. NARZINE BANI HASHEM ka lindur në Liban. Ajo është diplomuar në Shkencat Politike ku ka doktoraturë ashtu sikurse edhe në Ekonomi. Dr. Narzine Bani Hashem është: Sipërmarrëse dhe pronare e Shadows Hadows Gold Invest & Prod; Partnere në SNCP International Trade Company Mediterraneen Imo Exp for Export and Import; Partnere në fabrikën Bio Narz për prodhimin e të gjitha llojeve të sapunëve, qirinjve dhe vajrave esencialë organikë luksozDr. Narzine është poete, shkrimtare, skenariste dhe producente televizive e gjithashtu Drejtoreshë e të përjavshmes Al – Nukhba, Kryetare e Bordit të Drejtorëve dhe Kryeredaktore. Ajo është gjithashtu themeluese dhe Kryetare e Bordit të Drejtorëve të Federatës Ndërkombëtare për Paqe, Themeluese dhe Kryetare e Bordit Drejtues të Unionit të Krijuesve Elitë Arabë, Themeluese dhe Presidente e Administratës së Federatës Botërore dhe Librit. Ajo është gjithashtu Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Lordëve Hashemitë (Kryeministre e Qeverisë së Khanatit Tartar të Hordhisë së Artë në Mërgim).

NË AJËR JAM

Unë lexoj letrat e tua të gjata
e përqafoj si një dru plumbin
midis gishtit tim tregues dhe gishtit të madh
Rimat më bartin ndër shenjtorë
si një virgjëreshë
ndaj e shijoj këtë magji
në errësirën time
sikur të jem nëna e yjeve
në qiellin tim
teksa shoh muzgun tim të trishtuar
imagjinata pothuajse zbehet
nga shkëlqimi im
e unë marr pendët e mia
për të shkruar frymëzimin tim
lindur nga brinja e fisnikëve të mi
me mençuri mbjell besnikërinë time
mbaj retë e mendimeve të mia
nga lëkundjet e hapave
për të kaluar qemerët
e kështjellës drejt ballkonit tim
për të hipur mbi tapetin e imagjinatës sime
bashkë me ëndrrat e mia.
I afrohem dhe më prek
e më shpie në lartësi
tej, larg objekteve të pajetë
në mënyrë që drita ime të shkëlqejë
në shikimin tim nëpër detet e largëta
ku shikoj dhe vështroj anijet e të dashuruarve humbur diku në hapësirë
kështu që unë mbështetem në një re
me psherëtimat e mia ul kokën
dhe zemra ime mbushet
plot me nostalgji të varrosur
vezulluese si një shkëndijë
e ndriçoj errësirën e universit
me rrezet e mia të shpërndara
duke përshkuar shpirtin
si një mjegull argjendi
e duke përqafuar rrezet e mia të ngrohta
që përshkojnë mallin
në shpërthimin e dëshirave të mia
për të ftuar dashurinë
në gjumin tim.
E ndjenjat e mia pëshpërisin
me psherëtimat e mia
në një thirrje për të dashurin tim.
Oh ti! O pronar i shpirtit që ma zapton
më çliro nga mpirja dhe më jep ujë
e më gëzo me frymëmarrjen tënde të ëmbël
dhe zbrit nga dallgët e distancave
e bashkohu me mua
që nata të na rilindë sërish.
Largohu nga ajo tkurrje orësh
le të zhvishemi dhe të notojmë
derisa të mbarojë koha në krahët e qiellit
pa e llogaritur jetën tonë.
Të përjetshëm do të mbetemi
për një prekje të buzëve të mia.
Marrëveshjet prishen
nga sakrifica e dashurinë sime
teksa ta shfaqa.
Të përgëzova dhe buzëqeshe
e sytë të shkëlqenin
ndër sytë e mi që zgjohen
dhe shikimet u fundosën
me padurim ëmbëlsisht
në pjesën tjetër të jetës sime.
Lumturia ime e dashurisë
ku profumi i frymës tënde
përndizet nga aroma ime.
Një flakë e ngadaltë që digjet në shkëndija
në thellësi në horizont
e larg notojmë
aty ku nuk ka qenie njerëzore
dhe me rrezet e mia përshkoj sërish Universin.
Nuk ka vend për t’u dekurajuar
apo dëshirë për të folur
keqdashja e mendjes dhe e shpirtit

që pas teje humbet.
Zemra jote nuk merr udhë
që ndriçimin tim lart ta ngrej apo ta ulë
teksa ti zhytesh në hiç drejt boshllëkut
aty ku malli të tërheq sprapthi
më kërkon në vorbullën e kaosit
e mëshirë kërkon nga unë
ylli im i lartësive
nga përjetësia deri në përjetësi.
Dhe si rrugëdalje
ne do të ndajmë vetminë tonë
në tokë, nën pemë, në dritën e hënës
ku ti gjithçka më jep dhe unë të jap
Dashuri!
Në gjumë bie me të Lumturia dhe aroma
ndaj na pushton rebelimi
dhe shpirtin na mbërthen.
Unë të rrethoj me flokët e mi
nxjerr frymëmarrjen time
e vështroj në sytë e tu
që janë të tejngopura
me gjakun dhe ëndrrat në kërkim të përjetësisë për një flakëz nga ky zjarr
teksa përpihem në vullkanin tim
dhe i dorëzohem valëve të prushit.

RITUALI I KUDHËRIT TË DASHURISË

Alya shfryu me zili
me psalme pa ndërprerje
me lavdërimin dhe dënimin
në prekjen e tokës së ngrirë
të ati që alarmohet
dhe nga paniku ikën me shpejtësi.

Më pas vjedhurazi argëtohet
re pas reje pa Gaith
dhe vidat që fiksohen.

Në dëshirën e përlotur
adopton fëmijët e hënës
por kjo ia vlen…

Nuk pushon së qari
në horizontin e qiellit
sepse nuk gjen leje për të hyrë.

Deri në palcë i ruaj kujtimet
dhe në sytë e mi i mbaj.

Fotografi fantazmash bëj
me vështrimin tim
duke lejuar të zmadhohen pak të dyja.

Me dashuri rrënjët tona lulëzojnë
edhe nga degët për t’u dashuruar.

Dhe jetojmë…
zgjatemi dhe rritemi.

Dhe midis stinëve me fllad
puthjet thajmë me prekje nxitimthi
dhe përqafimi akoma aty mbetet.

Duke pritur të vdes
nuk më pëlqen që gjithçka të lulëzojë
gjatë mungesës sime
sikurse trëndafilat në prag të vdekjes.

Sa më dëshiron
kur gëzohem
nga një pëshpëritje buzëqesh.

Mes tyre ka edhe femra të bukura
delikate dhe të ëmbla
këngë këndonin
madje edhe petalet emocionoheshin.

E… edhe ajo gjithashtu
kërcente dhe këndonte
dhe shkëmbyen fjalë
deri sa syrin ia shkeli
dhe me bërryl shejtanët i shtyu
që shpirtin e tyre në vetevete përmdjekin.

Ia mbathën ndjenjat nga jeta e saj
në arkivolin e zemrës së thyer.
E kujdesshme përshëndet
mbasditen dhe agimin.

Ashtu si në terrin e errët
ose në orët e para të dritës
pulsi vazhdon të rrahë me shpejtësi
dhe më pas me vetveten gjendet mirë.

Nga mendimet e tua të përvëluara
ritet e tua në zjarr shkojnë…
Duhet të luftosh për dhjetë vjet
edhe katërfishin
derisa të arrish të jesh një i mbijetuar i gjallë.

Pastaj rifito shpresën
dhe kthehu mbrapsht…
Dorëzo gjithçka që ke!
Jeto dhe vdis në dashurinë tënde të helmuar
përtyp, shuaj etjen dhe urinë.

Ha deri në ngopje
në dyzet nuancat e tua
mos bjer më poshtë
jashtë mendjes tënde.

Me gjithë kënaqësinë
fatin prano…
Je kaq e lodhur të ecësh dhe të udhëtosh
në të gjitha distancat
natën… me orë e orë
duke u zhytur midis shpellave dhe detit.

Me etje, dashuri dhe ekstazë
kalo ditët e tua të gjata
duke i ngulur sytë në humbëtirë…

Në plazhin tënd të fshehtë vetveten moho
je e etur por uji i Agagut
nuk është i përshtatshëm për pije.

Me gishta gdhend
shkronja dhe zemra në arin e rërës
por dallga fryn dhe shkrimi zhduket…

O shpirti im dhe zemra ime
Nuk ka mëshirë???

Me çdo dëshirë me shumë pasion
veç vrasim???

Si mund të jemi bashkë
kur copëtohemi në një mijë fragmente?
Të mbahemi dhe më të mos ndahemi!

Boja përhumbet në indinjatë
dhe trupi që për të lulëzuar si një degë
fruta jep dhe mban
duke u përgjumur në të ftohtë
e degdisur nga imagjinata
në lavën e vullkaneve.

Dhe notat e violinës,
ose dallgët e dhimbjes
vijnë të të torturojnë
por ti nën shi shkëlqen
ngadalshëm në heshtje.

Përktheu Angela Kosta, Akademike, shkrimtare, poete, eseiste, gazetare, Drejtore në gazetën Dritare e Re dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.