Antigona Fazliu-Nga Besa Januzi-Rexhepi


Besa Januzi-Rexhepi

Antigona Fazliu

Antigona Fazliu nga Gradica e Drenasit

Heroinë, guximtare nga të parët trashiguar,

Mori armët u nis malit në luftë për liri,

Ta sjellë lirinë e ëndrruar kaherë.

Ti moj Gona shqipja maleve tona

se durove dot robërinë,

Shkove atje ku të thrriste zëri lirisë, luftove për ideal, për lirinë shekullore!

Shumë e re, e njomë me sy shqiponje,

I la librat në një anë, nuk jetohet në robëri.

Si rrufe u ngjit malit, më mirë vdekur se të jetojmë kështu të robruar.

Nëpër beteja të përgjakshme,

luftës u bëre ballë, trimëresh e paepur si shqipja me kthetra,

derisa të kapi plumbi armikut,

ti motër nuk vdes kurr!!!

Ti moj lulja posaqelur, heroinë

Jetën tënde e bëre fli për liri,

Brezave të reja rrugën ua bëre dritë,

Sot këndon Drenasi, këndon mbar Kosova!

Jemi krenar me ty moj bija shqipëtarit,

Në lulen e rinisë plumbi jetën ta mori,

Edhe sot qajnë zogjët e malit mbi lapidar,

Lavdi, Lavdi për jetë e mot!!!