Arkeologjia në Peshkëpi-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia*

Foto :Ura e fshatit Peshkepi vitit 1917

1.

Kur .Kapaj na tregoi se diku mes lumit dhe përroit gjendeshin themele të vjetra në dalje të fshatit Peshkëpi më qartësisht te ura e Peshkëpisë së Vlorës ,devijuam rrugën. Ishte pasdite ,pas mbetej ish-ferma e dikurshme e quajtur Kota,Drashovica në anën e majtë të Shushicës dhe kthesa e Peshkëpisë. Te ura e Peshkëpisë /lufton i biri i xhixhisë. Në fushën e Peshkopisë/Ra balloni Italisë /Me manxar të Turqisë/Nga trimat e Shqipërisë

Ky është një gjëmim nga kënga e lebërve. Besoj se i takon kohës së luftës së Vlorës. U kthyem pas, deri në fund të urës, nga ku udha merë drejtimin e urës së vjetër. Ecëm drejt lindjes .Një copëz udhë e pashtruar dhe foristradën e lamë te godina e ujësjellësit të fshatit .

-Do ecim në këmbë, për të dalë në anën e këtejme të përroit,më thotë Kapaj. Moti kishte qenë gjithë shi. Pas paradites dimërore,retë po mblidheshin sërish .Pas një kuvendimi qiellor mbyllën portën e errèt tè dyshimit, me bardhësinë e reve. Le tè ulërijnë tufanet e egër,le tè fryjè era e marrè me tërbim,tè shohësh humbjen, pas mos u kthe. Ky qiell gri me përmasa tè përbindshme,s ‘mund tè jetè kurrsesi limiti ynë. Dolëm në një fushë të mbjell me grurë. Fusha e Peshkëpisë gjendet në të majtë të udhës. Përmes gjelbërimit aty mungonin parundet. Mes nesh hapësirat përhapen,tè brishta si mjegulla dhe vesa,kudo tè humbas prapè mè gjen. Hapat tanë po u afroheshin kufijvè tè pashkelur, të një objekt,i që për herë të parë do të kishte mundësinë nga iktë nga pamundësia për ta parë.

2.

Nuk po marr etimologjinë e emrit . Nuk di ku ta kërkoj etimologjinë e emërtimit Peshkëpi. Rrethuar vargonjsh, qé vijnë,strukur e heshtur akullnajës së heshtjes që lind. Emërtime të shumta të fshatrave, askush nuk i ka shpjeguar deri më sot. Mes kufijve i qëndroj mendimit tim,hap i hedhur mbetet né shmangie,kësaj drité-errësire nis e pérhapem. Fshati Peshkëpi kufizohet ne jug perëndim te fshatit Drashovicë në jug lindje te fshatit Kropisht dhe në lindje te fshatit Penkov, perëndimi kufizohet nga lumi Shushicë. Peshkëpia është territor i amantëve këta të fundit shtriheshin deri në kufi të Armenit. Në fshatin Armen janë bërë gërmime në disa nekropole ku janë gjetur objekte ilire . A ka qenë i banuar fshati ngrihet një pyetje ,treva e Ilirisë ka qene e banuar,çdo rrethané sjell domosdoshmërinë, por në fshatin e vjetër sipër në kodër. Ky udhëkryq shfaqet i mbyllur,stacionet e pritjes shfaqen kudo,mbuluar me hirin e padurimit

. Ekzistenca e shumë kishave me varësi nga Kanina ja disa prej tyre:Kisha në Lutrojë,kisha në ledh të madh,kisha buzë lumit dhe kisha në kufi me fshatin e Vezhdanishtit.

3.

Kokéulur e shpiné kërrusur,réndon tek unë pasiguria,lëndinat e bukurisë kanë celé.Ecim dhe mërijmë në buzë të përroit. Mé vjen një zé qé mé thërret.

Ja gjurma e murrit të dikurshëm të lashtë, që përshkohet nga ujërat e turbullta. Moti ka sjell përmbytje zbatica tè shpeshta. Mundësia qè s ‘bie greminës nuk e ndihmon dot shoqëruesin tonë që na ndali më parë te ura e Peshkëpisë duke na thënë :Ti je je marr më arkeologjinë. Këtu ka një kishë te përroi e ka zbuluar së fundmi nga përmbytjet. E përshkojmë, hapësirëm pa ndier lodhje asnjëherë,kthehen nè hapa tè vegjël dhe buzëqeshje. Çfarë shfaqet nga murri. Është vetëm rreshti i parë i gurëve të gdhendur katror që kanë qene besoj pjesë e një objekti që humbet i tëri nënë dheun kapicë .A mos vallë këto janë themelet e një ngrehine të lashtë për të cilën flasin edhe kërkuesit e arkeologjisë ,ata rreth tre vjet më parë bënë një sondazh duke filluar nga fshati Xhyherin deri në kufijt e Asimatit të Velcës?

Prof S.Mucaj në një intervistë21/10/2011 thotë: Deri tani kemi arritur të kontrollojmë një pjesë të madhe të fshatrave në zonën që quhet zona e ulët e Vlorës, duke filluar nga Qishbardha, Peshkëpia, Armeni, Xhyherina, Risilia, Babica e Vogël, Kropishti, Rromsi, Resulaj, Kota, Mavrova, Gumenica dhe në fshatin mesjetar të Asomatit (sot pjesë e Velçës). Në gjithë këto fshatra u arrit të identifikohen monumente të reja që nuk ishin parë më parë, por dhe të rivlerësohen me të dhëna të reja edhe disa nga qendrat arkeologjike të njohura”. Duke folur për zbulimet S.Mucaj thotë:Midis tyre mund të veçohet një vilë romake dhe një kishë mesjetare në Kodrën e Beshos (Qishëbardhë), një termë romake poshtë mureve të qytezës, dy ura në përroin e Vllahinës, një vilë romake po në fshatin Peshkëpi, një kishë paleokristiane dhe një tjetër mesjetare në fshatin Risili, një kishë mesjetare në Xhyherinë dhe një tjetër në Qishbardhë. Me këto materiale janë ndërtuar dhe shumë banesa të tjera të periudhës romake dhe të antikitetit të vonë në këtë zone”.Maja e Lutrojit. Në “Majën e Lutrojit” apo siç thirrët më së shumti nga banorët “Maja e Qishës”, gjenden rrënojat e dukshme të një monumenti tepër të rëndësishëm. Edhe një djalë i klasës dhjetë, që ditën e diel ndjek në kullotë kopenë e dhive, na njeh me të dy toponimet dhe me faktin interesant që njëra faqe e kodrës (Vllaho) i takon Kropishtit dhe tjetra Peshkëpisë, kurse sheshi në majë të kodrës s’i përket askujt se është i shenjtë.

Pranë majës së kodrës tre burime (njeri me emër grek Vrizi) i kanë krijuar mundësi njeriut që të jetë i pranishëm aty që nga shek. XV p. Kr. deri në shek. XV m. Kr. Në fund të shek. IV dhe fillim të shek. III p. Kr., kur ilirët po shënonin fillimet në rrugën e zhvillimit të jetës qytetare, në majën e kodrës së saj u lartësua një tempull. Nga këtu syri të rrok rrënojat e qyteteve antike në Kaninë, Amantie, Treport, Armen, Bylis, Gurëzezë, Apoloni. Në antikitet me bardhësinë e mureve dhe monumentalitetin e tij ai duhet të ketë qenë adhuruar edhe nga qytetarët e këtyre qyteteve. Nën rrënoja do të qëndrojë e fshehur Perëndia, të cilës i ishte kushtuar ky tempull, për sa kohë nuk do të ketë gërmime.

Më herët, në shek. XV p. Kr. aty ka pasur një ndërtim, por dëshmitari i vetëm që na u prezantua gjatë vizitës së shkurtër të këtij grupi pune ishte qeramika e kësaj periudhe. Një kasolle për banim, një pikë vrojtimi apo një faltore. “Le të pranojmë për një moment këtë të fundit, dhe në fantazinë tonë do të shikojmë vargun e pelegrinëve që i ngjitet faqes së kodrës të paktën që nga shek. XV p. Kr. deri në shek. XV m. Kr.. Kjo e fundit është tepër e sigurt, se mbi rrënojat e tempullit janë ngritur muret e një kishe, të paktën që nga shek. XIII. Koprishta (Kropishta) ka qenë pronë e Peshkopatës së Kaninës dhe ka shumë të ngjarë që peshkopi ta ketë përdorur këtë si seli të përkohshme, nga ku duhet të vijë dhe emri i Peshkëpisë (peshkopatë)”, rrëfen arkeologu Muçaj.

“Për të sjellë të paktën disa të dhëna arkeologjike ne filluam të gjurmojmë trasenë e rrugës së quajtur ‘Rruga e Karvaneve’ që fillon nga Vlora për të vazhduar në drejtim të Stambollit. Kërkimet ne i përqendruam për gjatë trasesë nga Qafa e Koçiut deri tek Gjemia e Selishtës në lumin Vjosë. Në dy qafat që përshkon kjo rrugë, në atë të Zallit dhe të Armenit, në shek. IV – II p. Kr. ngriheshin dy qyteza. Vendbanime dhe varreza të periudhës helenistike i gjejmë në Qafën e Kumit (Xhyherinë) dhe në Shpëndra (Armen). Më e qartë përgjatë kësaj rruge janë ndërtimet e periudhës romake që lidhen me vetë rrugën, një stacion rrugor në Qafën e Zallit (një banjë dhe çezma e marrjes së ujit me një tubacion qeramike) dhe këmba e një ure të ndërtuar në shek. II m. Kr. në përroin e Vllahinës, pranë bregut të Shushicës në fshatin Peshkëpi. Përkundrejt saj, në Kodrën e Beshos dhe fare pranë stacionit rrugor një vilë fshatare e shtruar me mozaikë, ashtu si dhe dyshemetë e Termës”, thotë Muçaj. Gjatë antikitetit të vonë, në qafën e Armenit, u ngrit një kështjellë dhe skulptura arkitektonike flet dhe për një kishë paleokristiane. Rruga pas shek. XI duket se mori vlera të veçanta dhe këtë më së miri e tregon një këmbë ure pranë Urës romake dhe kisha në Xhyherinë (Bregu i Qishës), kisha e ngritur mbi rrënojat e vilës romake në Kodrën e Beshos dhe Kisha e Shën Kollit në fshatin Armen.

Këto themele kujt kohe dhe kujt objekti i përkasin i mbetet një zbulimi nga ndonjë ekspeditë kërkimi arkeologjik. Ajsbergët e zhytur fundit tè thellè,dukshmërinë shfaqin madhështisë sè tyre,poshtë tyre fle mendueshëm akullsia ditè-netëve të një kohe .Rëndojnë fatalisht drejtimet e ndarjes,cikli i jetës asgjë nuk kursen vazhdimësisë,kjo e vërtetë nuk mund ti ndalè hapat e kthimit në këtë kohë të një objekti ,që ka pasur dikur punë shpirti dhe me qiej perëndie .Atje tej më,nuk ka kufij ta përcaktojë tè pandashmen,s’ka klasifikim në të pakrahasueshmen absolute, por për kërkuesit e arkeologjisë,mistere nuk mbeten . Qëndrim stoik- stoik prekshmëria e ,ndriçimit tè kësaj yjësie asnjëherë nuk humbet,nè gjumë e vèt rrëmbimin e ndjesive.Rruga e ikjes nuk është udhëkryq,sërish do tè kthehesh si zog shtegtar,hënë që shtatin humb admirimit tè gjatè.

4.

Gjurmë të urës.

Nuk shuhet një qiell i tèrè,nga rënia e një ylli tè vetëm,yjësia si gjithmonë do tè frymojè. Dhjetë çape më tej gjenden ca gjurmë të tjera .Një objekt tjetër që shquhet nga aty. Një murrë gjysmë i rrëzuar në faqen përkarshi përroit. Dëgjohet nga larg një klithmè,çjerre e vrarè brigjeve pa emër. .Shkëndijat e shndritshme se humbèn shkëlqimin, pa zhurmè,pas mbetèn hapat dhe kumbimi i tyre. Mëritëm, thotë shoqëruesi. Ajo çka shfaqet që në shikimin e parë janë këmbët e një urre prej guri jo më tepër se 2 m. Gurët e latuara zgjaten nga fundi i përroit deri në lartësinë e fushës. Deri në lartasin e një metri murri ishte i bashkuar por aty ndahej. Në mes ishte një gropë e madhe që tregonte vendin ku duhej të ishin vendosur trarët e urrës. Murri është i ndërtuar nga zanatçinj urash,guri vogël i latuar dhe i lidhur mirë,në të majtë të këmbës së urës,një rrap që zgjatej 3-4 m mbi lartësinë e fushës. Që ishte urë dhe ajo këmba e saj ta përforcon idenë,pjesa e këtejme ku ne qëndrojmë.

Murri ka po atë lartësi dhe është po i njëjti si përkarshi. Gurët e vegjël të prerë e të latuar të lidhur mes tyre .Nuk ka pikë dyshimi .Është një urë. Ulem pranë këtij shkatërrimi rrënojash,pas meje shemben qiejt e pafund,ulërin era e marrè duke sjellè ankim.Po kjo është një urë. Cfarë janë urat . Si në të gjithë botën, urat kanë një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar me një strukturë të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajnë të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë: Urat e para u bënë nga vetë natyra – aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë të hedhur në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit, përfshin drurët e prerë dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.

Në gjuhën poetike kam përdorur për urat simbole :Urat.Qelqore . Hënore.Diellore. Qelqore-ura mbi supe mbajnë copëra vargjesh. Hënore-ura,që mbajnë copëra diamantesh në kujtesë. Diellore-ura,që mbajnë copëra fatesh në pjesë.Të bëhemi më realist dhe të sjellim në kujtesë se në trojet tona, urat kanë qenë nevojë për të lidhur brigjet .Ne kemi një terren të thyer ndërsa strehët tona janë ndërtuar ndër kodra ,male si strehë karakolli,ku poshtë rridhte lumi valë-valë.Këto ndërtime të fshehura shpesh poshtë rrapeve shekullorë,shelgjishteve humbën ose u nxorën jashtë përdorimit .Kur ka ekzistuar kjo urë,koha e ndërtimit të saj,sa ishte jetëgjatësia? Ulèt fasada qè dhemb,sa vështirë tè pranosh fundin e fillimeve tè brishta,sa i turbullt besimi mes dukjeve dhe shtirjeve. Iket përpara për inerci lëvizëse,nuk ekziston motivi i mirëfilltë nxitës,çdo hap i hedhur është gjurmè asfiksie. Vija ndarëse bèhet e dukshme,ngjyrat e kundërta vihen pranë,krahë mè krahë. Tashmë këto fakte le ti marrin kërkuesit që kanë në dorë dhe ti shtrijnë më tej .Muzgu i mbylli sytë e èndèrt,tisi i natës nè tè ardhur pranë mè merr,afrim i trishtè dhe tragjik fatalitetit të objekteve që janë zhytur nën llucë dhe baltë të kohës. Mbështetem kësaj pranie gjithë-përfshirëse,nuk di ku mund tè ketë orientim,tè gjendet një dalje e rregullt nè këtë labirint. Ngatërruar zvarritjes qè udhè nuk ka,mure gjigante ndarës dhe tè llahtarshëm,mè shfaqen ftohtësisë si hije tè zeza. Ndahemi me mikun tonë që ka shoqëruar disa grupe dhe mbanë shpresa për gërmime në këto anë që ende s’po vijnë.Ikëm ndajnate nga Peshkëpia.

*Autori ka drejtuar Parqet arkeologjike te Vlores