Asimtotë e përjetësisë-Sami S. Shatri


Varg e vi, ecje pakufi

asimtotë, prekur në një pikë

vertikale apo horizontale

drejtëz e mbyllur në infinit!

Lakore e jetës, për secilin njeri

lindje, rritje, plakje e mbarim

herë ngritje e herë zbritje

kombinim absurd, deri n’amshim!

Vajë e gëzim, na përcjellin në jetë

kurbë e lakuar, asimetri e vërtetë

vitet përsëriten, sinusoidë valëzuese

mbyllje e jetës, harmoniqe që shuhen!

Varg e vi, asgjë më shumë

një shekull jetë, duket një minut

vjen e shkon, segment që mbaron

çel e mbyll sytë, gjithçka përfundon!

Fushë e përcaktimit, domen i caktuar

fillon nga zero, deri sa vazhdon

askush se din, veç ai që t’krijon

ADN e thurur, kod i t’madhit ZOT!

Vallë vdekja, a thu ekziston

apo një shprehje, që ne na frikëson

kur t’i kujton, që gjithçka përfundon

pas domenit jetësor, diçka prap vazhdon!

Trupi është një leckë, hudhet thellë në dhe

e tutje shpirti, më tej udhëton

në dimensione tjera, diku fluturon

rrugëtimi pas vdekjes, vërtetë ekziston!

Në atë drejtëz kohore, të dashurit i takon

si ata që shkuan dhe ata që shkojnë

mallshëm t’përqafin, gëzueshëm i përqafon

varg e vi sillet, çdo gjë në horizontë

je pjesë e kësaj loje, kurrë mos u frikëso!

Prishtinë,