Ato këpucët me taka të larta-Arsinoi Zengo Kallco


Arsinoi Zengo Kallco

Ato këpucët me taka të larta

Si kishe veshur qysh atëherë,

Në bulevarde shkëmbeheshim

Parfumi jot më rrëzonte përdhe!

Ti ecje, qindra sy verboheshin,

Buzëqeshje, mijra shikime zgjoheshin,

Pas këpucëve të tua dridheshe mëkati,

Takat trokisnin burrat gotat rrokullisnin!

Nuri kish mbuluar ty moj shtojzovalle,

Kaq e bukur ishe dhe lulet i thaje,

Mbi takat finoke pulpët kishin dalë,

Doje apo s’doje zemrat i coptoje!

Takat qëndruan mbi një trotuar:

-Të lutem një kafe edhe një duhan!

U vërsulën burrat kush e kush të jepte,

Veçse njëri mundi duhanin që tia ndezte!

Takat qëndruan mbi një trotuar:

-Të lutem një kafe edhe një duhan!

U vërsulën burrat kush e kush të jepte,

Veçse njëri mundi duhanin që tia ndezte!