Si një lule ngjyrë verdhoshe.
Çelu, moj,si një fidan.
Nëpër fushat bukuroshe.
Të marrë hire mali.fusha.
Shko,moj shko ku është lezeti.
Të të ndrijë faqja dhe gusha.
Shko,moj Shko ku është sekreti.
Atje ku ndihet behari.
Zbukuro, moj, një lëndinë!
O zot, sa më ka marrë malli
Të të shoh moj stinë më stinë.
Çel filizi Nëpër troje.
Sikur prekim shkallë më shkallë.
Ec,ngadalë qëndro në kroje!
Bëhu dritë e fishekzjarrë.