Aty do te pres-Mimoza Maria Ajdhoni


Mimoza Maria Ajdhoni

Aty ku të çojnë ëndrrat e tua,

aty do të të pres unë.

Unë, magjistarja jote,

ëndrrat e tua i bëj buqetë,

i hedh në krahët e erës

dhe i ul në një lëndinë Prilli.

Aty do të pres unë, aty,

aty do të shtroj një stromë yjesh.

Yje, që nxitimthi kalojnë mes qerpikëve të hënës,

kur ajo hap e mbyll sytë e përgjumur.

Do t’i shtroj çarçafë në ngjyrën e qiellit,

krevatit të ëndrrave të tua,

sepse aty do të na çojë lumturia.

Dhe pastaj,…pastaj do të zhvesh uniformën magjike,

për t’u bërë skllave e epshit tënd.

M.M.A

23/4/2024

Mund të jetë një imazh i ‎1 person, lule dhe ‎teksti që thotë "‎12:26 67% Mimoza Maria Ajdhoni Δημοσιεύσεις Φωτογραφίες Reels οτμοτ αιy uu na cربب Iumttunia. IUI a. Dhe pastaj,.. pastaj,...pastaj .pastaj do zhvesh uniformën magjike, për t'u bërë skllave e epshit tënd. M.M.A 23/4/2024 o χρήστης χήστης@/κα'85ακόμη Odise Kote και 85 ακόμη 77σχόλια 77 σχόλια <‎"‎‎

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 230

Të gjitha reagimet:

10Gori Stafa, Qerim Bajrami dhe 8 të tjerë