Besa Januzi-Rexhepi-Të fala nga unë


Të fala nga unë

Sot i dashur po shkon në atdhe

Unë nuk mundem të vij por

Kam një porosi për ty

fala qoj vendlindjes time

Shko atje te lëndina ulu e pusho pak

Shiko anëm anë rreth teje,

pastaj më trego se si u ndjeve

A të pushoj shpirti me flladin e malit?

Merre këtë faculetë të bardhë

Ka ca pika loti nga malli

ca vargje të shkruara me dashuri,

mall e nostalgji, ti nuk di t’i lexosh

vëre faculetën në lëndinë,

mos ta marri era le ta marri bilbili

Këto vargje t’i këndoj me mall

ashtu si ndjehem unë sot.

Këndo o bilbil me ritëm e mos qaj

Këndo me entuziazëm e dashuri

Ne shqiptarët jemi gjall e mirë

Një ditë do kthehemi përseri

Atëherë do bashkohen trojet tona!

Tash shumë shtëpi kanë mbetur bosh

Vajton qyqja mbi çati.

Shkuan djem e vajza në arrati!

Çka po bëhet me vendin tonë, o njeri?