Besa Januzi Rexhepi:Nëna qanë të birin


NËNA QANË TË BIRIN

Nëna po qanë, po qanë pa pra
për djalin e saj, që në vetmi e la,
Rrëke i shkojnë lotët
askund nuk gjen ngushëllim,
E rriti djalin! Ai shkoi në mërgim.

Mallkoi veten, mallkoi jetën,
E mallkoi varfërinë,
Që po i merr të gjithë rininë,
Të punojnë në mërgim.

Perëndimi po ju thërret,
Kurse nënën po e leni vet,
Të rriti me shumë mundime,
Me shumë dashuri e gëzime.

Kurse tani ka mbetur vet në mjerim,
Pa ty djalë shtëpia mbeti shkret,
Ktheu djalë nga gurbeti,
Fshija lotët e hiqja mallin!