“Binjake të historisë”-Eqerem Canaj


Poezi

Atdheu, gryka e pusit te thelle,

burimi i te cilit ne zemren e njeriut,

s’eshte atdheu slogan, deshire as liri,

gur kalaje i pashmangshem eshte ai:

dhune, atdheu, dashuri e vetedije.

Gjithekujt i perket

e me askend i barabarte,

ndaj, perjetesisht i perjetshem,

i tmerrshem dhe i shtrenjte:

atdheu, nje cope shkemb i rende,

tek rojon e flladit shqiponja.

I madh, i vogel ai, sa nje molekule,

por i paprekshem deri ne embrion,

sepse burimet e nendherit s’rrjedhin uje,

rrjedhin panderprere gjak te paster:

dhe kufiri, aspak telash me gjemba,

po kordele gjaku krejt rrethuar,

i cili pikon dhimbe e kenge.

Atdheu s’ka su, po ty te shikon,

as vesh nuk ka, po zerin ta degjon,

ti lind, rritesh e vdes dikur,

atdheu njeh dhimbje,

po vdekje, kurre!

Ne se betohesh per atdheun,

betuar je per flamurin:

Binjake te historise.