Binjakët Veshaj me emisionin e tyre në Prime time Top Channel


Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e Big Brother Vip janë surprizuar një pjesë e banorëve, duke u bërë realitet projektet e tyre, të cilat i kanë patur ëndërr prej kohësh. Midis tyre Donaldi ishte ai që u përlot nga surpriza e produksionit. “Më lër të flas” do të jetë emisioni më i ri në Top Channel me dy vëllezërit Veshaj , spoti i të cilit u prezantua live në Reality Show. “Më lër të flas” ka qenë fraza më e përdorur e Donaldit në ditët e qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kundrejt Ilirit me të cilin ka patur debate të shumta, prandaj nuk kishte si të titullohej ndryshe. Kështu do ti shohim binjakët në një tjëtër dimension të talentit të tyre.

Nga Hortenca Alimucaj