FËMIJËRI
Kam ngecur në fëmijëri,
nuk mundem të dal më,
më mungon ajo e dashur,
sa dhe malli nuk e nxë.
me sy mbyllur thith nektar,
nga e shkuara që ka mbetur
dhe ca lojëra mbetur larg.
E shoh veten flokëpakrehur
edhe sytë të palarë,
një copë bukë mbajtur në dorë,
dhe me gjunjët që kam vrarë.
Kam ngecur në fëmijëri,
dhe nuk mundem dot të dal,
pafajësia më e bukur,
treguar si një përrallë.