Vetëm bardhësi në çdo anë,
Natyra veshi petkun e bardhë,
Bie borë ngadal, pa u ndi,
Natyra veshur me të bardha,
Është stolisur posi nuse,
Asnjë lëvizje jasht nuk ka,
Nga dritarja fëmijët shikojnë.
Më pëlqen të dal të eci,
Ajri pastër më përgëdhelë,
Kjo freski me ajër të pastër,
Mua më rrëmben.
Zogjët mshehur nën kaquba,
Dridhën nga acari, këngën e kanë
ndalur, rrin në heshtje, vetëm shikojnë, vall a kanë ç’të hanë?
Shumë më dhimbsen zogjët e ngrat, Lepurushi bashkë me ta,
Janë të strukur nën kaquba,
Do ja qoj do kokrra drithi që të hanë.
Borë e bardhë e ftoht shumë,
Bardhësinë dhe pastëtinë,
Vetëm ti e zotëron.
Michigan